E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selma, një gjoks për bamirësi



Aktorja Selma Hajek bën bamirësi, dhe për këtë ka edhe prova. Bukuroshja shkoi në Afrikë për të marrë pjesë në një mision humanitar për luftën kundër urisë, të sponsorizuar nga UNICEF-i dhe “Pampers”, dhe ndenji me duar në xhepa. Selma, me mjaft bujari, ka ushqyer një fëmijë të sëmurë me qumësht dhe nuk ka ngurruar të ofrojë ndihmën e saj. Aktorja ka një vajzë 1 vjeçe e gjysmë dhe deshi t’u tregonte të gjithëve mbështetjen për ushqyerjen natyrale. Me këtë rast dha një shembull të mirë: “Mendoj se vajza ime do të jetë krenare që ndan qumështin e saj, dhe kur të rritet do të gjejë mënyrën që të jetë një person bujar dhe altruist”, - ka pohuar Hajek. “Besoj se kjo do të ishte gjëja më e mirë që unë mund t’i mësoj si nënë”. Aktorja tregoi se kishte ndjekur shembullin e stërgjyshes së saj, e cila sapo shihte ndonjë fëmijë të braktisur në rrugët e Meksikës, nuk ngurronte t’i ushqente për bamirësi.

Xhesika Simpson qan në skenë
Harroi fjalët e një kënge

Me dhjetë vjet karrierë mbi shpinë, Xhesika Simpson pa dyshim nuk mund të quhet shembulli i përsosur i koncerteve live. Këtë radhë këngëtarja amerikane, gjatë një shfaqjeje në Miçigan, është hutuar në mënyrën më të keqe të mundshme: harroi fjalët e këngës. Në siklet për momentin e krijuar Xhesika filloi të qante duke u kërkuar e dëshpëruar fansave falje. Mos ndoshta e gjitha kjo ndodhi për shkak të mendimeve se si do ta kalonte fundjavën dhe kujtesa i bëri një lojë të çuditshme? Shumë krenare këngëtarja bukuroshe nuk u përpoq aspak të shtirej sikur asnjë gjë nuk kishte ndodhur. Ajo ndërpreu shfaqjen dhe lejoi të qante për disa çaste. E penduar për gjithë ato veprime të panevojshme Xhesika ka filluar sërish të këndojë. Disa ditë më parë Xhesika ishte kritikuar për shtimin në peshë dhe paraqitjen jo dinjitoze. Pas festave të fundvitit ajo u fotografua në Florida dhe fotografitë treguan shumë kilogramë më tepër. Ky megjithatë duhet të jetë koncerti i fundit ku Xhesika vjen me këto kilogramë dhe e hutuar.

Kudrou: “Do të luaja në filmin ‘Friends’”

Aktorja Lisa Kudrou e serialit komik “Friends”, që për vite me radhë u bë hit i të rinjve, ka pohuar se asaj do t’i pëlqente të luante në një version filmik të serialit të famshëm, por me kusht që të jetë i bazuar në origjinalin. Kudrou, e cila ka luajtur rolin e Fibit në komedinë serike të viteve nëntëdhjetë, thotë se do t’i thoshte “po” idesë për të xhiruar një film, i cili do të kishte pikë referimi serialin “Friends”. “Mendoj se gjithçka do të varej nga skenari. Megjithatë, gjithmonë kam menduar se nëse realizohet filmi, atëherë duhet të jem aty. Megjithatë, mendoj se do të ishte i vështirë realizimi i një filmi, sepse ‘Friends’ është realizuar përpara publikut me shumë kamera, nuk është njëlloj si ‘Sex and the City’”,- ka shpjeguar Kudrou.

12 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›