“Më mirë se një përrallë”
“Më mirë se një përrallë”, - kështu titullohet libri më i fundit që ka bërë bujë në Itali, shkruar nga balerini shqiptar Kledi Kadiu, i cili do të jetë i pranishëm për të bërë promovimin e librit dhe për t’u dhënë autografe fansave të tij në Panairin Ndërkombëtar të Dancit në Firence, në datat 19-22 shkurt ’09. Ky panair është ndër më të rëndësishmit dhe më të mëdhenjtë në rang botëror në llojin e vet. Ai përfshin takime, mbrëmje dhe shfaqje danci e vallëzimi nga grupe të ardhura nga e gjithë bota, spektakël etj.
Do të jenë katër ditë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë si pasion vallëzimin apo që duan të mësojnë të kërcejnë, të ndjekin leksione të ndryshme, të takojnë idhujt e tyre dhe të festojnë së bashku nga mëngjesi deri në mbrëmje.
12 Shkurt 2009