Pezullohet mësimi deri më 12 janar
/>Në mbledhjen e shtabit u vendos që të mbeten të mbyllura përkohësisht deri më 12 janar shkollat në rrethin e Dibrës me përjashtim të qytetit të Peshkopisë dhe komunës së Maqellarës. Po kështu, të njëjtin fat do të kenë dhe shkollat në komunën Fanë dhe qytetin e Rubikut, si dhe 16 shkolla në rrethin e Kukësit, përkatësisht në komunat Kolsh, Malzi, Zapot, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Caje, Arren.
Ndërsa në rrethin e Hasit, nuk do të zhvillohet mësim në 7 shkolla në komunat Golaj, Perollaj, Kostur, Tregtan, Metaliaj, Gjinaj, Kishaj. Gjatë mbledhjes së shtabit është parë e arsyeshme që edhe në rrethin e Elbasanit të mos bëhet mësim në 6 shkolla të komunës Shmill, kurse në rrethin e Librazhdit do të ndërpritet gjithandej mësimi, përveç shkollave në qytetin e Librazhdit e komunave Rajcë, Qukës, Polis dhe Hotolisht. Nxënësit nuk do të mund tu drejtohen bangave të shkollës edhe në rrethin e Tropojës, në 20 shkolla të komunave Margegaj, Bytyç, Tropojë, Llugaj, Fierzë, Bujan Lekbibaj.
******************************************************
Korçë, shënohet viktima e parë nga i ftohti në juglindje
I ftohti që ka përfshirë qarkun juglindor prej më shumë se dy javësh ka shkaktuar dhe viktimën e tij të parë. Një 41- vjeçar ka vdekur si rezultat i të ftohtit, ndërsa ka qenë edhe në gjendje të dehur. Sipas burimeve të policisë, Artan Tafka, banor i fshatit Zëmblak në rrethin e Korçës është çuar i vdekur në spitalin rajonal të juglindjes rreth orës 9:15 të të premtes. Policia pas njoftimit për të vdekurin nga spitali kanë nisur hetimet, ndërsa autopsia mjeko-ligjore ka kryer veprimet e saj mbi kufomën për të gjetur shkakun e vdekjes. I ftohti nga njëra anë, por dhe gjendja e të dehurit duket se e kanë çuar drejt fundit të jetës babain e dy fëmijëve. Sipas të njëjtave burime, por dhe nga dëshmitë e dhëna në polici nga të afërm të të ndjerit, mësohet se Tafka ka qenë një ditë më parë në qytetin e Korçës ku ka qëndruar bashkë me disa të njohur të tij deri vonë në një lokal ku dhe ka konsumuar alkool. Më pas ai ka kaluar një natë tejet të vështirë, duke detyruar familjarët e tij që ta transportojnë me urgjencë drejt spitalit për më shumë se 20 kilometra. Ndonëse është transportuar në spital, 41- vjeçari nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes, pasi përveç konsumimit të alkoolit ka qëndruar në të ftohtin, çka i ka nxitur probleme në zemër, të cilat e kanë çuar fatkeqësisht drejt vdekjes së sigurt. Kështu duke iu referuar mjekëve të Korçës, i ftohti ka ndikuar më shumë se gjendja e dehur për të shkaktuar vdekjen pas një pushimi të papritur zemre. Në këtë mënyrë regjistrohet dhe viktima e parë e të ftohtit në juglindje të vendit, ndërsa temperatura gjatë natës së enjte ka qenë -2 gradë celsius.