E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semaforët jashtë funksionit, trafik kaotik nëpër kryqëzime të Tiranës

Mosfunksionimi i semaforëve dhe mungesa e policëve rrugorë ka çorientuar trafikun në pjesën më të madhe të kryqëzimeve rrugore në kryeqytet. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm semaforët e vendosur nëpër kryqëzime nuk kanë punuar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, çka ka sjellë çrregullime të mëdha në lëvizjen e automjeteve. Në qarkullimin normal të makinave më shumë probleme ka pasur kryqëzimi në Rr. e Elbasanit, ku edhe për shkak të natyrës së kryqëzuar të rrugëve duke shtuar edhe mungesën e policit rrugor, shpesh herë makinat kanë qenë në prag të përplasjen me njëra tjetrën. Edhe kur semaforët funksionojnë normalisht të Kryqëzimi i Elbasani, pothuajse çdo ditë kanë qenë të pranishëm policë rrugorë për të ekuilibruar trafikun, por pikërisht dje, kur semaforët nuk punonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike, asnjë polic nuk ishte i pranishëm. Ndërkaq, kaos në trafik për shkak të semaforëve jashtë pune, nuk ka pasur vetëm Kryqëzimi i Elbasanit, por edhe në shumë kryqëzime të tjera, përtej nga lindja e Lanës. Nuk kanë munguar edhe rastet, ku shumë makina në krahë të kundërt kanë bllokuar njëra-tjetrën nëpër kryqëzime, duke krijuar kështu, bllokimi e të dy krahëve të rrugëve për dhjetëra minuta. Ndërkaq, dalja jashtë funksionit të semaforëve për shkak të energjisë elektrike, më shumë ka paralizuar Unazë, duke vështirësuar më tej qarkullimin e autobusëve urban me qytetarë. Natyrisht, Bashkia e Tiranës ka përgjegjësinë të rrisë kapacitetin e mbikëqyrjes së semaforëve dhe qarkullimit rrugorë, jo në vartësi të ardhjes apo jo të energjisë elektrike. I vështirë qarkullimi ka qenë edhe për qytetarët kalimtarë, sidomos për nxënësit e shkollave, të cilët për shkak të mungesës së semaforëve dhe mosrespektimit të vijave të bardha nga ana e drejtuesve të automjeteve, qëndronin me minuta të tëra duke pritur në anë të rrugës ndezjen e dritës jeshile.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›