"Camerata e Tiranës", me misionin e promovimit të artit

Orkestra Camerata e Tiranës tashmë ka treguar shumë qartë performancën e saj artistike, duke mbështetur, shoqëruar dhe bashkëpunuar me artistë të mëdhenj ndërkombëtar. Koncerti i fundit i Orkestrës së re "Camerata e Tiranës" ka lënë mbresa më të mirat e koncerteve të këtij formacioni të ri harqesh. Ishte padyshim bravura e solistit Pascal Gallet me repertorin e tij shopenian të interpretuar me pasion, thellësi tingulli e ngjyra të shumta.
Ky pianist ngjethës diti të krijojë në skenë dhe një komunikim me publikun përmes një shprehshmërie të qartë dhe mbresëlënëse. Ajo që e çoi emocionin e kësaj mbrëmjeje koncertore dhe më lart ishte bashkëpunimi në pjesën e dytë të koncertit mes orkestrës dhe dirigjentit maestro Zhani Ciko i ftuari i dytë i kësaj mbrëmjeje. Duartrokitje të stuhishme në fund dhe një deklaratë e pianistit Gallet u pasuan nga opinionet publike të shprehura këto ditë në ambientet artistike. Tek "suita" e kompozitorit Leos Janaçek, Maestro Ciko e prezantoi Cameratën e Tiarnës fill pas suksesit të Pascal Gallet me një dinjitet entuziasmues. Ndjeshmëria e interpretimit, përjetimi i emocioneve që u përçuan tek publiku dhe ngjyrat e rafinuara bënë që ajo çfarë transmetoi maestro Ciko të mbante në nivel të lartë atë çfarë Gallet kishte ndërtuar vetë në pjesën e parë. Koncertet e kësaj orkestre harqesh, kanë për qëllim evidentimin e vlerave profesionale të instrumentistëve të rinj të kësaj orkestre, tingujt e të cilëve do të na shoqërojnë gjithë sezonin artistik të këtij viti. Camerata e Tiranës edhe në koncertet që ka zhvilluar më parë ka sjellë për publikun një repertor të pasur simfonik, ku nuk kanë munguar dhe të ftuarit që kanë ekzekutuar këto vepra. Kështu sezoni artistik i saj nisi me veprat e autorëve çek Jozeph Suk dhe Antonin Dvorak. Romantizmi çek erdhi me dy serenata më të njohura të literaturës botërore. Ky udhëtim romantik në Pragë, ishte nën dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran. Mbrëmja koncertore Udhëtim në Pragë përcolli tingujt e muzikës së dhomës pranë publikut artdashës me notat e talenteve më të reja që ka sot vendi ynë. Projektet e shoqatës Artema kanë në thelb një mision në Shqipëri, që jo vetëm të promovojnë jetën artistike shqiptare duke mbështetur në mënyrë të veçante të rinjtë e talentuar si pjesë aktive të saj, por edhe ballafaqimin e tyre me standardet artistike Evropiane.
Dirigjenti italian Vito Clemente: Ciko, një profesionist
Andrea Chenier është opera më e re që do të shkelë skenën shqiptare për herë të parë. Shkruar nga kompozitori Umberto Giordano opera, e cila do të realizohet më 4 prill në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit do të jetë nën dirigjimin e italianit Vito Clemente, i cili ishte i pranishëm në sallën e koncertit të Camerata e Tiranës. Në një prononcim dhënë për gazetën ai tregon se: Unë nuk e njihja më parë këtë orkestër , e cila u drejtua nga mjeshtri Zhani Ciko. Unë dua të them që niveli i saj është shumë i mirë. Prof. Zhani Ciko është një profesionit dhe një drejtues i mirë. Mund të them dhe që jam i lumtur, që ai më ka ftuar për të drejtuar orkestrën e operës për premierën Andrea Chenier. Është një preson shumë inteligjent dhe profesionist.
Suela Piciri: Koncerti shton vlerësimet për orkestrën
Violinistja e parë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit njëkohësisht dhe instrumentiste në orkestrën Camerata e Tiranës Suela Piciri, në një prononcim dhënë për gazetën tregon se koncerti u prit mirë dhe ngjalli emocion tek publiku. Prof. Zhani Ciko është një nga elementët, që ka nivelin e duhur edhe profesionist, i cili vlerëson shumë repertorin dhe ne na u dha kënaqësia që ai të mos jetë një drejtor i TKOB, por një dirigjent. Salla ishte plot dhe koncerti u prit mirë nga publiku, i cili u ngrit në këmbë. Ky koncert shton më shumë vlerësimet për orkestrën. Camerata e Tiranës është një orkestër harqesh me elementë të përgjegjshëm, ku punohet me një nivel të lartë profesional,duke evidentuar cilësinë artistike. Profesor Zhani Cikon unë e njoh që në moshën 15 vjeçe, pasi kam qenë me Virtuozët e Tiranës, një orkestër e cila ka fituar shumë çmime në shumë konkurse prestigjioze dhe kjo falë punës profesionale dhe me një kërkesë maksimale cilësia artistike. Ishte diçka e veçantë që ta shikoje prof. Zhani Cikon në postin e dirigjimit. Koncerti i datës 30 mars u prit mirë dhe ishte shumë i suksesshëm. Efekt pati edhe suita e Janaçek, për orkestër e dirigjuar nga prof. Ciko, e cila u punua me një seriozitet dhe me detaje për të arritur sukses. Prof. Zhani Ciko është një muzikant i shkëlqyer me shije të hollë artistike dhe di të realizojë me mjetet duhura atë çka duhet për të transmetuar emocion tek publiku, u sh[preh violinistja Piciri.
Arben Skënderi: Camerata e Tiranës edhe në ture Ballkanike
Drejtori Artistik i Orkestrës Camerata e Tiranës Arben Skënderi u shpreh se koncerti i datës 30 mars ishte i veçantë, pasi ai për herë të parë erdhi bashkëpunimi me një dirigjent shqiptar, i cili këtë herë ishte prof. Zhani Ciko. Ishin dy të veçanta në këtë koncert. E para bashkëpunimi me një dirigjent shqiptar, pasi është hera e parë që Camerata e Tiranës fton një dirigjent shqiptar, i cili është një nga emrat e artit shqiptar, i cili është prof. Zhani Ciko njëkohësisht dhe pedagogu im, por dhe shumë artistëve të cilët performojnë tashmë në këtë orkestër dhe mbi të gjitha ajo që më interesonte ishte që bashkëpunimi me një pianist të huaj, të cilin nuk e njihte ishte i plotë dhe me shumë përgjegjësi. Mund të them dhe fjalët e pianistit Pascal Gallet, i cili që pas provës së parë më foli për një ndjeshmëri muzikale totalisht bashkëkohore, e cila ishte e përçueshme mes muzikantëve dhe atij vetë. Ishte një njohës shumë i mirë i Shopenit dhe mbi të gjitha kur një artist i huaj i këtij rangu largohet dhe pyet se kur do të jetë koncerti tjetër, është diçka për të cilën na vjen mirë. Për sa i përket punës me profesor Zhanin me shumë modesti dhe profesionalizëm, deri nga momenti i parë i provave dhe deri në natën e koncertit ishte me një natyralitet dhe profesionalizëm shumë të çmuar sot, sepse ajo që po kërkojmë është profesionalizëm dhe seriozitet. Dhe të dyja këto elementë në i kishim, dhe kjo u ndje dhe në koncert, sepse salla u ishte në këmbë në shenjë respekti, u shpreh Skënderi. I pyetur për vlerësimin që dirigjenti italian Vito Clemente bëri për këtë koncert ai u përgjigj se: Avantazhi që unë kam në raport me Cameratën e Tiranës dhe si drejtor artistik dhe si muzikant i thjeshtë, është se ne që po punojmë gjatë gjithë kohës me artistë të huaj një vlerësim të tillë ne e kemi në mënyrë permanente, por kur vjen nga një dirigjent kjo është më specifike, sepse kjo nuk vjen nga një artist i orkestrës. Është një dirigjent sepse është akoma më i profesionit dhe më vjen mirë, që ai u shpreh në këtë mënyrë për orkestrën, duke thënë që: nuk e prisja që në Shqipëri të gjeja një orkestër të tillë. Mos u çudisni që shumë shpejt ju do ta shikoni duke dirigjuar Cameratën, që është një stil tjetër muzike më intim, po aq i fuqishëm dhe Vito Clementi e përmend këtë ftesë me shumë kënaqësi, cilësoi ndër të tjera drejtori Skënderi. Ndërsa për sezonin artistik të kësaj orkestre drejtori artistik Arben Skënderi u shpreh se: Me Cameratën e Tiranës ne e kemi mbyllur programacionin deri në fund të vitit 2010, gjë e cila nuk është e paktë sepse unë personalisht nuk njoh ndonjë institucion shqiptar që të arrijë ta bëjë një gjë të tillë. Kjo për ne është shumë pozitive dhe na jep ne siguri për vazhdueshmëri të punës. Të vetmet të reja që do të themi është që në përfundim të sezonit, i cili korenspondon pas periudhës e verës, neve do të bëjmë një turne, ku shtrirja jonë në rajon tashmë do të jetë reale, sepse ne do të bëjmë një turne Ballkanik, duke filluar në qytete si Shkodra, Prishtina etj, me një nga majat muzikës franceze sot që është spala operës së Parisit, i cili pas s