E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fejohet Gjini i Portokallisë

Xhensila Myrtezaji, ka qenë gati si një dasmë. E organizuar në një restorant pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, çifti i ri ka mbledhur familjarë dhe pak miq, për të ndarë këtë ditë gëzimi të jetës së tyre. Edhe pse ka pasur shumë njerëz të ftuar, të paktë kanë qenë miqtë e tij të Portokallisë (vetëm regjisori i spektaklit), ndërsa entuziaste ka qenë prania e këngëtares Fatnira Breçani. Të pranishmit tregojnë se Besi, apo me emrin e tij të rolit Gjini, ka bërë edhe humor në fejesën e tij, duke u veshur me kostum popullor dhe maskuar me mustaqe fals. Fejesa e Besit me Xhensilën vjen pas një lidhjeje dyvjeçare të të rinjve!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›