Neill transferohet në Galatasaray

Mbrojtësi australian, Lucas Neill, është larguar nga Everton dhe ka nënshkruar për klubin turk, Galatasaray, për rreth 750 mijë funta.
31-vjeçari i është bashkuar bashkëkombësit të tij, Harry Kewell, në klubin turk, ku ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
“Jam i lumtur që kam nënshkruar për një klub të madh si Galatasaray. Galatasaray ka ekip të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj sfidat e reja”, deklaroi Neill.
Ai kishte kaluar në Everton, si transferim i lirë, në shtator të vjetëm, nga West Ham United.