Sëmundja e Brucelozës pllakos Vlorën, evidentohen 20 raste
në numrin e të sëmurëve sepse Vlora ka pasur gjithmonë të sëmurë me këtë sëmundje por shqetësimi vjen nga fakti se më shumë të prekur kësaj radhe ka banorë të qytetit bregdetar, gjë që nuk ka ndodhur më parë sepse të sëmurët kryesisht vinin nga rrethinat e qytetit dhe më së shumti nga fshatrat e tij. Kësaj radhe më shumë të sëmurë ka nga ata që banojnë në qytet çka do të thotë se sëmundja ka zbritur në qytet, ku kanë filluar të mbarështojnë bagëti edhe familje të tëra, gjë që nuk kishte ndodhur pothuajse për 20 vjet. Rreth 90 % e të sëmurëve me këtë sëmundje kanë qenë të detyruar tu nënshtrohen kujdesit spitalor dhe pjesa tjetër është mjekuar duke qëndruar në shtëpi. Në këtë kuadër është kërkuar një kontroll më i rreptë në drejtim të sigurimit të kryerjes së vaksinimit të gjitha kafshëve që janë aktualisht në rrethinat e qytetit dhe po ashtu kontroll më rreptë në therjet që bëjnë kasapët e qytetit dhe në shitjen e mishit dhe nënprodukteve të tij.
V. Sako