Vasili: Koalicioni PD-LSI nuk ishte i nxituar, por një veprim logjik
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh dje në një prononcim televiziv se LSI-ja ka qenë në një pozicion përcaktues për jetën e vendit. Sipas tij, vendimi për koalicionin mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike nuk ishte i nxituar, siç konsiderohet, por ishte një veprim tërësisht logjik. Ai gjithashtu nënvizoi faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim ka shteruar çdo lloj iniciative për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste para zgjedhjeve të 28 qershorit, duke shtuar se ftesat ishin përtej masës.