E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë babait të fonetikës shqiptare

Ndahet nga jeta gjuhëtari i njohur, profesor Anastas Dodi.

I njohur si babai i fonetikës shqiptare, specialisti, gjuhëtari, është ndarë nga jeta më 8 maj në Filadelfia të SHBA-së, larg Shqipërisë. Ka lindur në Vlorë në vitin 1933 dhe më pas ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës në vitin 1955. Punoi pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës dhe të Shkodrës. (1958-1960) dhe më pas për 17 vjet në  fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. U specializua për fonetikë eksperimentale në Leningrad dhe në Paris. Në vitin 1977-1993 punoi si sekretar shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave. Ka botuar një varg studimesh për probleme të fonetikës, të gramatikës e të gjuhës letrare etj. Eshtë autor i tekstit “Fonetika e gjuhës shqipe”, i ribotuar disa herë, mbi bazën e të cilit hartoi veprën “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›