Sëmundjet e gjakut,asistencë nga mjekët francezë
Bashkëpunim me Francën në fushën e sëmundjeve të gjakut. Specialistë shqiptarë të kësaj fushe, si dhe dy specialistë të ardhur nga Franca, Ksavier Pivo, profesor në onkologjinë medikale dhe Iris Papa, punonjëse në Institutin Kombëtar të Kancerit në Francë, diskutuan dje mbi problematikën dhe të rejat shkencore në këtë fushë. Sipas mjekëve francezë, fushat e bashkëpunimit dypalësh mund të jenë të ndryshme, një ndër të cilat dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor (trajnimet). “Trajnimet e studentëve duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë, 2-3, por ndoshta dhe 5-vjeçare, me formacion shkencor dhe jo vetëm mjekësor”, u shpreh profesor Ksavier Pivo. Një tjetër fushë bashkëpunimi sipas tij, është dhe ai mjekësor me transfertë teknologjie për të përmirësuar marrjen në ngarkim të këtyre sëmundjeve. “Qëllimi kryesor është që të gjithë së bashku të mund të shërojmë një numër njerëzish me këtë sëmundje”, theksoi ai.