E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, në gjyq “Tajsoni”shqiptar

 

TIRANE – Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 38-vjeçarin që kafshoi me dhëmbë në vesh shokun e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Burime zyrtare të Gjykatës së Kryeqytetit bënë të ditur depozitimin në sekretarinë e kësaj gjykate të dosjes në ngarkim të Hasan Selmanit. Dosja është regjistruar në këtë gjykatë pak ditë më parë, ndërsa shorti elektronik përcaktoi dje gjyqtarin Arben Micko, për gjykimin e kësaj çështjeje. Në procesin që pritet të nisë në ditët në vijim, Selmani do të gjykohet për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Ngjarja për të cilën akuzohet Selmani, me orgjinë nga Prizreni i Kosovës, ndodhi në nëntor të vitit të kaluar. Teksa ishte duke ndjekur një debat televiziv nën shoqërinë e shokut të tij J.B., në dhomën ku jetonin me qira, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ai u konfrontua fizikisht me të. Përleshja për shkak të kundërshtive të lindura nga emisioni që po ndiqnin ka përfunduar keq për dy personat. Në përleshje e sipër Selmani ka kafshuar në veshin e majtë shtetasin J.B.                  ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›