“Edukatore profesioniste për jetimët e Shtëpisë së Fëmijës”
“Përmirësimi i kushteve të jetesës veçanërisht të shtresave në nevojë, nëpërmjet mbështetjes më të madhe me pagesa dhe shërbime, mbetet prioritet i yni. Ju meritoni gjithçka, sepse jeni heronjtë e kësaj dite dhe jo vetëm, por edhe të ditëve të tjera që do të vijnë”. Këtë deklaratë bëri dje ministri i Punës, Viktor Gymi. Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve si zhvilloi një vizitë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Duke u ndalur në punën e edukatorëve që shërbejnë në qendrat sociale, ministri Gumi u shpreh se në qendër të vëmendjes së institucionit që drejton do të jetë vlerësimi i edukatorëve që kujdesen për fëmijët. “Ata duhet të gëzojnë dy karakteristika kryesore, të jenë nëpunës shtetërorë të denjë dhe të jenë humanë e familjarë të mirë, me qëllim që të zëvendësojnë tek ju atë dashuri që e keni më të shtrenjtë dhe që e keni humbur”, tha ministri.