E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundjet e mushkërive, Kristal konferencë për kurimin me sukses

Një konferencë shkencore mbarëshqiptare është mbajtur për metodat më të fundit të diagnostikimit dhe kurimit të sëmundjeve që prekin mushkëritë, në ambjentet e “Universitetit Kristal”.

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, u shpreh se kjo konferencë ka një rëndësi të vecantë për të kuptuar më mirë shkaqet e prekjes së mushkërivë nga sëmundje të ndryshme dhe ofron mundësitë më të suksesshme për t’i kuruar ato.

Ndërsa Profesor Gurdar Beqiraj e përshëndeti këtë nismë të universitetit Kristal në organizimin e kësaj konference të rëndësishme, duke patur ambicien për tu krahasauar me Universitet më të mira perëndimore.

Në këtë bashkëbisedim të frytshëm u prezantuan punimet kërkimore shkencore më të mira nga doktorë dhe ekspertët më në zë nga Shqipëria dhe trevat shqiptare jashtë kufijve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›