Sëmundjet që nuk mund të kurohen në vendin tonë
Lista me dhjetë sëmundjet që përjashtohen nga spitalet e vendit.
Emanuela Sako
Një pjesë e sëmundjeve të rënda nuk kurohen në spitalet tona. Kjo ndodh për shkak të pamundësive në aparatura apo të specialistëve, të cilat mungojnë në spitalet kryesore në vend. Sëmundjet që nuk mund të kurohen brenda vendit përbëjnë një listë të gjatë, e cila ndryshohet çdo vit nga Ministria e Shëndetësisë. Pjesë e kësaj liste janë sëmundjet e rënda, që përbëjnë një problem serioz për jetën e pacientëve. Ndër sëmundjet e rënda futen ato sëmundje që vënë në rrezikshmëri jetën, por që në spitalet tona mungon infrastruktura, mjekimet, medikamentet etj. Ndër sëmundjet e pakurueshme në vendin tonë janë renditur 10 të tilla. Pacientët që vuajnë nga këto sëmundje detyrohen të drejtohen për në spitalet e huaja që njihen për kurimin e sëmundjeve specifike.
Lista
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se në listën e sëmundjeve të pakurueshme në vend, hyjnë ato që kanë domosdoshmëri kurimin me rreze dhe aparatura të sofistikuara. Këto sëmundje mund të trajtohen në spitalet tona, por nuk ka mundësi kurimi dhe trajtimi më të specializuar për të arritur rezultate pozitive. Në këtë rast duhet marrë parasysh edhe kategoria e sëmundjes, lloji i ndërhyrjes dhe grada e përhapjes. Pjesë e kësaj liste janë tumoret të cilët janë në një fazë të lartë zhvillimi dhe që lind nevoja për ndërhyrje të veçanta nëpërmjet rrezeve. Leucemia te fëmijët është një sëmundje tjetër, e cila është e vështirë që të kurohet në tërësi dhe për më tepër në kushtet që ofrohen në vend. Madje leucemia, tumoret dhe ndërhyrjet e vështira kardiologjike janë ndër më të vështirat, për të cilat pacientët e kanë të domosdoshëm një kurim më të specializuar. Po kështu, vendosja e protezave në këmbë, krahë etj, kur dëmtimi është i fortë dhe i brendshëm dhe kërkon ndërhyrje me rreze apo elementë të tjerë, nuk mund të kryhen nga specialistët në vend. Vitet e fundit është shtuar edhe temperatura e lartë tek fëmijët, si një ndër sëmundjet e pakurueshme. Ndodh që të vegjlit të preken nga temperatura e lartë e vazhdueshme për një kohë të gjatë, të cilës nuk mund t’i përcaktohet origjina e saktë dhe shkaktarët. Një pjesë e ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë janë të pamundura të kryhen në vend, prandaj pacientët ose pranojnë kushte e këtushme me gjithë mangësitë e tyre, ose shkojnë jashtë vendit për trajtim të specializuar.
Mundësitë
Ministria e Shëndetësisë krijon mundësi kurimi jashtë vendit për një pjesë të pacientëve. Aktualisht, MSH-ja ka marrëveshje me Greqinë dhe Turqinë për dërgimin e pacientëve. Ndërsa, ekzistojnë marrëveshje të tjera rastësore bashkëpunimi me disa vende të tjera. Por kjo ndodh më tepër në rastet e emergjencave. Ndërsa ekzistojnë marrëveshje për fëmijët, siç është ajo me Vatikanin, apo me Gjermaninë. MSH-ja ka detyrë që t’u krijojë pacientëve të gjitha mundësitë për të shkuar deri në spitalin e caktuar nga shteti pritës, duke kontaktuar vazhdimisht me autoritetet vendase. Një pjesë e pacientëve vendosin të shkojnë me shpenzimet e veta për kurim jashtë vendit. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ndërhyn për t’u mundësuar lehtësimin e vizave. Të gjithë pacientët që rezultojnë me ndonjë nga sëmundjet e përcaktuara në listën e hartuar nga MSH-ja, shteti shqiptar i ndihmon për t’i nisur në njërin nga shtetet pritëse.
Lista
Ndërhyrjet e vështira kirurgjikale (sëmundjet të ndryshme të organeve)
Rrezatimet
Tromboza
Vendosja e protezave në këmbë, krahë etj
Temperatura e lartë e vazhdueshme tek fëmijët
Leucemia
Diagnozat e panjohura
Neurologjia
Kardiologjia
Mëlçia
Transplantimet e palcës
22 Qershor 2009