Sëmundjet që rrezikojnë shëndetin në këto ditë të ftohta
Moshat më të prekura dhe rekomandimet e mjekëve për shmangien e sëmundjeve. Gjatë këtyre ditëve ka dyndje pacientësh nëpër pavijonet e spitaleve në vend
Emanuela Sako
Mjekët specifikojnë disa sëmundje që rrezikojnë shëndetin gjatë këtyre ditëve të ftohta. Sipas tyre, luhatja e temperaturave sjell një çrregullim të organizmit të njeriut dhe si rezultat hasen probleme të disa llojeve. Specialistët bëjnë të ditur se një pjesë e atyre personave që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, të zemrës, mushkërive, bajameve etj., janë më të predispozuarit që të kenë ndikim negative nga temperaturat e ulëta të ditëve të dimrit. Personat që vuajnë nga këto sëmundje duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të jenë gjithmonë nën kujdesin e mjekëve. Në të kundërt, gjendja e tyre shëndetësore ndryshon nga momenti në moment dhe sjell zhvillim të sëmundjes. Në sëmundjet e sezoni dimëror një pjesë të madhe të sëmundjeve më të përhapura e zënë dhe virozat e stinës, të cilat prekin më tepër moshën e tretë dhe të vegjlit.
Sëmundjet
Specialistët shprehen se ka një numër sëmundjesh që kanë ndikim më të madh nga i ftohti. Lagështira dhe temperaturat e ulëta bëhen shkak për përparimin e mëtejshëm të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Të gjithë ata që vuajnë nga këto sëmundje duhet të tregojnë kujdes duke iu ekspozuar sa më pak ambienteve të lagështa. Po kështu edhe të sëmurët me veshka duhet të shmangin lagështirën apo të ftohtët, pasi veshkat janë shumë të ndjeshme nga të ftohtët. Pjesë e kësaj liste bëhen mjaft sëmundje të tjera, por mjekët japin rekomandimet përkatëse për çdo sëmundje. Njëkohësisht ata shprehen se është e rëndësishme që qytetarët të marrin masat paraprake, të vishen trashë, të shmangin ambientet e lagështa, të mbajnë gjithmonë ngrohtë këmbët, të konsumojnë çaje etj.
Virozat
Virozat e stinës dhe luhatjet e temperaturave kanë shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve të paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë. Mjekët tregojnë se numri i të miturve që drejtohen në Pediatri ka arritur në 150. Ditët e fundit, numri i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës ka ardhur në rritje për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Simptomat e fëmijëve janë gjendja gripale, ftohje apo temperaturë e lartë. Sipas mjekëve, një situatë e tillë është e zakonshme në këtë periudhë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës së ftohtë të dimrit. Megjithëse ISHP-ja ka bërë të ditur shtimin e numrit të fëmijëve që kanë marrë vaksinën antigrip, duket se parandalimi i gripit është bërë i pamundur. Mjekët këshillojnë që prindërit të mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm fëmijët dhe nëse shohin gjendje të rënduar shëndetësore, të drejtohen menjëherë në qendrat shëndetësore. Sipas mjekëve, ndryshimi i menjëhershëm i motit si dhe luhatjet e vazhdueshme të temperaturave stimulojnë edhe më shumë shfaqjen e virozave të stinës. Në këto të fundit, përfshihen gjendja gripale, problemet shëndetësore si temperatura, problemet me stomakun, diarreja etj. Mjekët sqarojnë se trupi i njeriut është më i predispozuar për t’u prekur nga virozat e stinës gjatë ndryshimit të temperaturave dhe ndërrimit të stinëve.
Box
Ndryshimi që pëson shëndeti kur preket nga virozat
Shenjat janë thuajse të njëjta, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë e temperaturë. Por, sipas mjekëve, ky nuk është grip. Madje edhe nëse përsëritet, sërish nuk kemi të bëjmë me grip. Shpesh njerëzit e ngatërrojnë, por gripi është tjetër gjë, ka shtrirje dhe përhapje më të gjerë. Përveç rasteve me viroza stinore, në këtë stinë paraqiten dhe raste të alergjive dhe bronkiteve kronike, që në këtë periudhë të vitit rishfaqen. Çdo vit ai “koktej” virusesh, i njohur si grip, na detyron të rrimë me ditë të tëra në shtrat me temperaturë, dhimbje muskujsh, mungesë oreksi, kollë dhe dhimbje koke. Shkaqet janë ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, luhatjet e theksuara të temperaturës, lagështia, ndotja e ambientit, të cilat shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring. Më të predispozuar për t’u prekur nga këto viroza janë personat alergjikë, të cilët janë më të ndjeshëm nga ndryshimet klimaterike dhe cilësia e ajrit.
Simptomat
Këto viroza shfaqen me teshtima, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, temperaturë të lartë. Madje karakteristikë e këtyre katareve stinore është temperatura e lartë deri në 40 gradë. Pacienti, në të njëjtën kohë, shfaq mungesë oreksi, dhimbje koke dhe kollë. Këto shqetësime mund të zgjasin deri dhe në 4-5 ditë dhe më pas shenjat kryesore zbuten, derisa pas një jave zhduken plotësisht dhe mund të mbetet vetëm kolla. Nëse kalon mbi këto ditë mund të mendohet për komplikacione. Këto mund të jenë një trako bronshiti, bronshiti difuz dhe bronkopneumonie. Shenjat e komplikacioneve janë mjaft të dukshme. Kështu, nëse temperatura më pas është qetësuar dhe rishfaqet sërish e lartë, duhet të mendojmë se ka komplikacione. Kur kolla është me sekrecione, shtohet dhe bëhet më e fortë kur pacienti ka dobësi të përgjithshme, dhimbje kraharori, humbje të oreksit, kemi të bëjmë me komplikacione dhe sa më parë duhet bërë kontrolli te mjeku, për të marrë trajtimin e duhur me antibiotikë specifikë.
Sëmundjet
Rrugët e frymëmarrjes
Mushkëritë
Bajamet
Zemra
Veshkat
Stomaku
Diabeti
Sinusiti
Dhimbjet e trupit
24 Dhjetor 2008