Troket kriza, në muajt e fundit të vitit bien ndjeshëm eksportet shqiptare
Bilanci tregtar i INSTAT-it pasqyron rënien. Importi i mallrave arriti në 42.5 milionë lekë
Ervin Koçi
Bilancet tregtare të vendit për dy muajt e fundit të vitit tetor-nëntor që sapo janë publikuar nga Instituti i Statistikave kanë pasqyruar një rënie akoma më të theksuar të ekonomisë së vendit. Shifrat që flasin për një regres ekonomik tregojnë qartë se ekonomia shqiptare ka ndjerë shenjat e para të krizës ekonomike që në muajin tetor të këtij viti. Kështu eksportet janë ulur për një muaj 11 për qind, duke kaluar nga 10.7 miliardë lekë, në 9.6 miliardë lekë mallra e shërbime. Ky nivel është i barabartë me nivelin e eksporteve të muajit qershor të një viti më parë. Në të njëjtën kohë, importet kanë vijuar trendin e tyre të rritjes, duke shënuar rekordin e të gjitha kohërave në një muaj të vetëm. Kështu, gjatë 31 ditëve të tetorit rezulton se vendi ynë ka importuar mallra e shërbime në vlerë të përgjithshme prej 42.6 miliardë lekësh. Importet janë 4.4 herë më të mëdha se eksportet gjatë muajit të dhjetë të vitit e në vazhdim. Kjo është pasqyra e bilancit tregtar, të sapopublikuar nga Instituti shtetëror i Statistikave. Këto shifra flasin për një thellim të mëtejshëm të deficitit tregtar të vendit, pa llogaritur nëntorin ku ai llogaritet në nivelin e 26 miliardë lekëve. Shprehur në valutë, kjo do të thotë se në këto 8 muaj, shqiptarët kanë blerë jashtë vendit mall në vlerën e 2 miliardë e 112 milionë eurove më shumë, se sa kanë shitur jashtë kufijve.
Deficiti tregtar
Deri tani, deficiti tregtar i vendit është gati 29 për qind më i lartë se deficiti i së njëjtës periudhë të një viti më parë. Periudha "e artë" e eksporteve shqiptare, në këtë mënyrë, rezulton nga prilli deri në muajin korrik 2008, kur janë shënuar në nivel mujor, shifra rekord. Por duket se, pavarësisht nga vlerësimet politike qeveritare për një situatë tepër "rozë" të ekonomisë së vendit, kjo nuk ka mundur t'u shpëtojë efekteve shkatërrimtare të ekonomisë globale, ku spikat rënia e kërkesës së industrive kryesore të vendeve më të fuqishme të botës në pikëpamje ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, gjatë muajit tetor u eksportuan 9,574 milionw lekë mallra, me ulje 10.6 për qind në krahasim me muajin shtator të viti 2008. Në këto kushte, edhe prodhuesit e lëndëve të para, si Shqipëria, e cila përjetoi një lloj "bumi" në nxjerrjen e naftës, kromit, bakrit dhe prodhimin e çelikut, është kthyer në shifrat e mëparshme të ecurisë në këto sektorë të eksportit. Dy tregues të ekonomisë, për të cilët INSTAT-i është i detyruar të publikojë për opinionin e interesuar, janë jashtëzakonisht të vonuar në kohë. Së pari, indeksi i shitjeve, i cili është një tregues tremujor. Publiku duhet të mjaftohet me informacionin "më të ri" se "Indeksi i Shitjeve në 3-mujorin e parë 2008 arriti 86.5 për qind, duke shënuar një rënie prej 13.5 përqindësh krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, ku data e këtij informacioni është 19 qershori 2008”.
Tregtia me BE-në
Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 64.1 për qind të volumit të përgjithshëm dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 60.6 për qind dhe importi 24.8 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 7.3 për qind dhe importi 14.5 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksportet dhe importet janë rritur, janë: për eksportin, Belgjika, Gjermania, Holanda, SHBA-të, Ukraina etj., ndërsa për importin, Gjermania, Greqia, Italia, Kina, Kroacia etj. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32,978 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 25 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje 28.8 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007. Në muajin tetor të këtij viti, importi i mallrave arriti në 42,552 milion lekë, me një rritje prej rreth 14.7 për qind më e lartë, krahasuar me muajin shtator, ndërsa krahasuar me muajin tetor, 2007 rritja llogaritet me rreth 25.8 për qind.
24 Dhjetor 2008