E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Albania” lançon për herë të parë shërbimin e ri “Vodafone mini call”



A keni menduar ndonjëherë t’u dërgoni urimet më të mira për Vitin e Ri njerëzve tuaj më të dashur me anë të një mesazhi zanor? Është koha që të mendoni për një shërbim të tillë inovativ. Në këtë prag fundviti, “Vodafone Albania” bëhet i pari operator celular që do t’u mundësojë të gjithë klientëve të saj shërbimin e ri “Vodafone mini call”. Përmes këtij shërbimi, të gjithë klientët tanë do të kenë mundësi të krijojnë një mesazh zanor dhe ta dërgojnë atë palës marrëse. Është e lehtë, duhet vetëm të telefonosh duke shtuar një yll “*” para numrit të cilit do t’i dërgoni mesazhin tuaj zanor si p.sh. “*069xxxxxxx”. Duke shtypur “*“ numrin e abonentit dhe duke regjistruar mesazhin tuaj zanor, klientët kanë mundësi ta dërgojnë këtë mesazh zanor numrit të preferuar. Marrësi (Pala B) do të njoftohet me një mesazh të shkurtër (SMS) për çdo mesazh zanorë të ri që do të mbërrijë në “inbox”-in e tij. Shërbimi i ri lançohet në përputhje me strategjinë e “Vodafone” dhe synon t’ju ofrojë një numër të gjerë shërbimesh plotësuese klientëve të saj. Pa dyshim që klientët “Vodafone” do të mund të përfitojnë nga ky shërbim i ri, i cili ofrohet me po të njëjtën tarifë dërgimi si një sms normale me 20 lekë (TVSH përfshirë). Ky shërbim do të jetë në avantazhin e klientëve me parapagesë dhe me kontratë dhe vetëm brenda rrjetit “Vodafone”. Filozofia e “Vodafone” dhe angazhimet e tij ndaj klientëve bazohet në konceptin se si një shërbim i ri do t’u mundësojë klientëve “Vodafone” dërgimin e mesazheve jo vetëm me fjalë, por si emocione të shprehura me zë, drejtuar miqve, familjeve dhe të dashurve.

24 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›