Sëmundjet tropikale, politikanët më të rrezikuarit nga prekja
Spitali Infektiv, hapet Qendra e Studimeve të Sëmundjeve Tropikale
Emanuela Sako
Sëmundjet tropikale, si malaria, ethet e verdha etj, janë një rrezik potencial për vendin tonë. Politikanët janë një ndër kategoritë më të rrezikuara për shkak të udhëtimeve të shumta zyrtare që kryejnë në vende të ndryshme të botës. Specialistët bëjnë thirrje që të gjithë qeveritarët që udhëtojnë jashtë vendit të kryejnë vaksinimin për të shmangur rrezikun nga prekja me viruset e ndryshme të sëmundjeve tropikale. Mjeku Pëllumb Piero, bën apel për vaksinimin e këtyre personave, por dhe marrjen e medikamenteve me vete në vendet që udhëtojnë. Duket se politikanët zënë vendin e parë ndër kategoritë më të rrezikuara nga sëmundjet infektive të ndryshme, për shkak të punës që ata kryejnë dhe detyrimeve që kanë për të udhëtuar në çdo vend të botës edhe në ato vende, ku sëmundjet tropikale marrin mijëra jetë njerëzish në vit.
Qendra
Për të shmangur rrezikun nga prekja e sëmundjeve tropikale, pranë Spitalit Infektiv është ngritur Qendra e Studimeve të Sëmundjeve Tropikale. Drejtues i kësaj qendre është mjeku Infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili shprehet se ngritja e kësaj qendre është domosdoshmëri për t’i bërë parapritë përhapjes së mundshme të këtyre sëmundjeve. Kjo qendër kryen vaksinimin e të gjithë personave që për arsye të ndryshme kryejnë udhëtime në të gjithë vendet që janë burim infeksionesh. Qendra do të shërbejë edhe për këshillimin e personave që kërkojnë të marrin informacion për metodat e shmangies së sëmundjes dhe simptomat që shkaktohen nga to. Rrezik potencial për përhapjen e këtyre sëmundjeve është bërë ngrohja globale, e cila po ndryshon gjeografinë e zonave tropikale në botë, duke përfshirë edhe Mesdheun. Njëkohësisht edhe lëvizja e lirë e njerëzve në të gjithë botën përbën një rrezik të mundshëm për përhapjen e sëmundjeve tropikale në të gjithë vendet e tjera.
Situata
Studimet tregojnë se disa sëmundje janë shumë të rralla, por mund të shkaktojnë epidemi të papritura në popullatë. Specialistët pohojnë se një pjesë e sëmundjeve tropikale nuk njihen dhe është e vështirë të kurohen. Studimet tregojnë se rreth 1 miliard njerëz në vit, në të gjithë botën, preken nga 1 ose më shumë sëmundje tropikale. Këto sëmundje kanë një probabilitet të lartë në popullatë, për të humbur jetën. Madje mijëra njerëz vdesin çdo vit në vendet më vunerabël të botës nga malaria, apo sëmundje të tjera infektive. Vendin e parë në botë, nga sëmundjet që çojnë deri në humbjen e jetës e zë sëmundja e malaries, e cila përhapet nëpërmjet ajrit, kontakteve, apo mushkonjave. Vendet me nivel të ulët jetese, që jetojnë në kushte tepër të vështira, janë të kequshqyer apo mungon marrja e mjekimeve dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore, janë më të predispozuarat për t’u prekur nga këto sëmundje.
Rasti i parë me malarie në vendin tonë gjatë verës
Pak muaj më parë autoritetet shëndetësore identifikuan një person të prekur nga malaria. Zbulohet rasti i parë me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries në vendin tonë. Pacienti ishte një pilot avioni me shtetësi angleze, i cili ndodhej në Shqipëri dhe u izolua në pavijonin e Spitalit Infektiv në QSUT. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, konfirmoi atëherë rastin me malarie dhe deklaroi se pacienti i infektuar u izolua menjëherë pas konstatimit të specialistëve. Bino bëri të ditur se i sëmuri nuk përbënte rrezik për përhapjen e sëmundjes, pacienti e ka mori sëmundjen nga vendet e tjera ku kishte udhëtuar. Për rastin në fjalë, specialistët e Spitalit Infektiv konfirmuan se pacienti e ka kaluar malarien edhe dy herë të tjera dhe infeksioni është kthyer në një sëmundje kronike.
28 Gusht 2009