Sëmuret Rehn, shtyn takimin me Berishën
Komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn ka anuluar një takim me Kryeministrin Berisha, takim i cili do të pasohej edhe nga një konferencë për shtyp. Kjo për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të zyrtarit të lartë të BE-së.
"Në orën 15:19 zyra e protokollit njofton misionin e Republikës së Shqipërisë në BE se për arsye shëndetësore komisionerit Olli Rehn i duhet anulojë të gjithë programin e tij për ditën e sotme ku përfshihej dhe takimi me Kryeministrin Berisha", thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë, kreu i qeverisë mori pjesë paraditen e djeshme në samitin e nivelit të lartë të politikës evropiane mbi Ballkanin. Në përgjigje të interesimit të pjesëmarrësve në samit në lidhje me ecurinë e procesit të privatizimit të operatorit të shpërndarjes së energjisë të Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk ka dalë ende fituesi, por procesi i privatizimit është në rrugë të mbarë dhe ai do të jetë një proces i suksesshëm, ashtu siç ishte edhe procesi i privatizimit të kompanisë ARMO. Në interes të pjesëmarrësve, Kryeministri Berisha u ndal edhe në punën që po bën qeveria shqiptare në mbrojtje dhe përkrahje të minoriteteve, duke u shprehur se ka ende punë për të bërë, por qeveria po ndërmerr hapa të rëndësishëm për krijimin e kushteve për vetëpunësimin e popullsisë rome dhe egjiptiane, për ndërtimin e banesave sociale, ku një numër i madh i tyre do t'u jepen kësaj popullsie, për shkollimin tyre etj.