E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Shulz në Bruksel

Kreu socialist u takua dje me kryetarin e Grupit Parlamentar të PES, Martin Schulz. Rama theksoi rëndësinë e procesit të hartimit të programit, duke e cilësuar si "shpirtin e qeverisjes". 

Gjithashtu, Rama shprehu shqetësimin për reformën zgjedhore, veçanërisht për procesin e prodhimit të kartave të identitetit dhe Regjistrit Zgjedhor. Rama i konsideroi këto si parakushte themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, Rama shprehu shqetësim edhe për veprimet e maxhorancës, të cilat kanë për synim të cenojnë autonominë e institucioneve të pavarura. Shembulli më i fundit ishte votimi kundër dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Nga ana e tij, Martin Schulz u shpreh se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat për reforma, por duhen veprime konkrete dhe vullnet i qartë. Po dje, Rama takoi dhe Presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen, i cili theksoi domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të tregojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›