Izraeli qëllon mbi spitalin me 500 pacientë të shtruar
Gaza - Tanket izraelite, përkrah zyrës së medias në Gaza dhe selisë së OKB-së, kanë qëlluar edhe mbi një spital ku po trajtoheshin të paktën 500 të plagosur nga sulmet e mëparshme. Autoritetet bëjnë të ditur se spitali në fjalë është pjesë Kryqit të Kuq palestinez. Dëshmitarë okularë kanë folur për mediat arabe teksa kanë treguar se spitali është përfshirë nga flakë të fuqishme pas predhave që u derdhën mbi të. Spitali ndodhet në lagjen Tel El Hava të Gazas. Burime mediatike njoftojnë se në spital gjenden të paktën 500 pacientë, shumica e të cilëve të plagosur nga sulmet izraelite të ditëve të fundit.