Izraelitët sulmojnë godinën e OKB-së dhe zyrën e medias
Gaza - Sulmet izraelite kanë piketuar sot një bllok ndërtesash në qytetin e Gazës, ku ndodhen zyra e agjencisë Reuters, zyrat e OKB-së dhe zyrat e disa organizatave të tjera mediatike duke shkaktuar plagosjen e një gazetari të një rrjeti televiziv në Abu Dabit.
Gazetarët e agjencisë që ndodheshin aty njoftuan se pjesa jugore e katit të 13-të të Kullës Al-Shurouq, në qendër të qytetit ishte goditur nga një predhë apo raketë izraelite, ndërkohë që agjencia evakuoi zyrën e saj.
Zëdhënësi i zyrës së OKB-së, Chris Gunness mendon se janë të paktën tre predha me fosmfor që kanë goditur ndërtesën. Sipas tij, godina e goditur nga predhat izraelite përdorej si vend strehim për banorët e zonës. Gunness ka bërë të ditur gjithashtu se nga sulmi kanë mbetur të vdekur të paktën 3 persona. Ai shprehu shqetësimin se në godinë mund të ketë edhe civilë të tjerë të mbetur brenda, pasi flakët dhe tymi që e kanë pushtuar atë kanë bërë të pamundur ndërhyrjen për të kontrolluar.
Ndërkohë, gazetarët njoftuan se të paktën një nga kolegët e tyre, që punonte për një rrjet televiziv në Abu Dabi, i cili ndodhej në katin e 14-të, u plagos. Në katin e 13-të ndodheshin zyrat e një rrjeti televiziv lokal, ndërkohë që zyra e agjencisë Reuters ndodhej në katin e 12-të. Transmetimet e drejtpërdrejta të pamjeve shfaqnin re tymi që dilnin nga pjesa e sipërme dhe çatia e ndërtesës, që duket qartë pasi në qendër të qytetit nuk ka ndërtesa të tjera shumë të larta.