Athinë: Rikthehen protestat, policia në grevë
Athinë - Rikthehen protestat në kryeqytetin grek, Athinë. Kësah here përveç nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve, pjesë e protestave do të jetë edhe vetë policia. Sipas mediave të Athinës, greva e policisë zhvillohet me iniciativë të organizatave sindikaliste që sot pasdite në qendrën e Athinës do të dënojnë dukurinë e dhunës në vend dhe do të deklarojnë se problemet sociale nuk mund të zgjidhen me masa represive.
Ndërkohë, një orë më vonë është planifikuar protesta e nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve kundër politikës së qeverisë. Përveç Athinës, protesta sot do të ketë edhe në qytetet e tjera greke.
Ndërkohë, një orë më vonë është planifikuar protesta e nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve kundër politikës së qeverisë. Përveç Athinës, protesta sot do të ketë edhe në qytetet e tjera greke.