OKB-ja tërhiqet nga misioni në Gaza
Gaza - Pas sulmit të sotshëm nga izraelitët ndaj selisë së Kombeve të BAshkuara në Gaza, organizata ka njoftuar tërheqjen e saj të përkohshme në misionin që po ushtron në këtë vend. Lajmin e ka konfirmuar Agjensia e OKB-së për Ndihma ndaj Emigrantëve Palestinezë. Sipas agjensisë, vendimi ëhstë marrë pas sulmeve të fundit izraelite.
Nga ana tjetër, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Sipas tij, sulmet izraelite janë kthyer në një tmerr që po shkakton numër të madh viktimash. Moon ka deklaruar se do të protestojë dhe do të dënojë ashpër me të gjitha mënyrat sulmet e fundit izraelite.