E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulliri, nisin kontratat e para koncesionare

Në Kuvend ka mbërritur për miratim kontrata e parë koncesionare për kultivimin e ullirit. Kjo kontratë parashikon kultivimin e kësaj kulture në 1 mijë hektarë, në disa komuna të Kavajës, nga një subjekt privat, me afat 99 vjet. Ministri i Bujqësisë, Jemina Gjana, tha para anëtarëve të komisionit të Veprimtarive Prodhuese se, 4-5 fishimi i numrit të rrënjëve të ullirit është projekt ambicioz i qeverisë. Sipas tij, programi për kultivimin e ullirit do të bazohet në një sërë programesh e studimesh pjesore, që janë kryer ndër vite, që disponohen nga strukturat e bujqësisë dhe, mbi të cilat është bazuar puna e këtyre katër viteve. Ndërsa deputetët e opozitës kundërshtuan projektligjin, me argumentin se sipërfaqe të tilla mund të shërbejnë për kompensimin e pronarëve të ligjshëm të tokave. Kryeministri Berisha ka deklaruar kohë më parë se qeveria do të miratonte një program të detajuar për kultivimin e 20 milionë rrënjë ullinjve në të gjithë vendin. Ajo ka hapur një tender për kryerjen e një studimi mbi zonat që do të lihen për mbjelljen e kësaj kulture.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›