Senati mbështet Obaman

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 13:33
Senati amerikan, ashtu siç pritej, nuk e ka shfuqizuar reformën shëndetësore të presidentit amerikan, Barack Obama.
Iniciativa e republikanëve për të rrëzuar arritjen më të madhe në politikën e brendshme të presidentit Obama, dështoi prej shumicës demokrate.
Për të çuar në dështimin e reformës, republikanëve iu nevojiteshin 60 nga 100 votat e senatorëve. Konservatorët kanë vetëm 47 mandate në Dhomën e Ulët të Kongresit.
Republikanët nuk mundën të bënin për vete asnjë nga demokratët. Para dy javësh, Dhoma e Përfaqësuesve, e dominuar nga republikanët votoi qartë për mos-futjen në fuqi të reformës shëndetësore.
Megjithatë kjo votë ishte vetëm simbolike, sepse për të rrëzuar ligjin, nevojitet miratimi i të dyja dhomave të Kongresit.