E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatori Eduard Kenedi vdiq mbrëmë në moshën 77 vjeçare

Senatiori Eduard Kenedi vdiq mbrëmë pak para mesnatës në shtëpinë e tij në Hyanas Port të shtetit Masaçusets, në moshën 77 vjeçare.

Më i riu mes vëllezërve Kenedi, Eduard Kenedi u vu në krye të dinastisë politike të familjes pas vrasjes me atentat të vëllezërve të tij, Presidenti Xhon Kenedi dhe senatori Robert Kenedi.
 
I njohur se "luani liberal"i Senatit, Ted Kenedi vuajti prej shumë kohësh nga kanceri në tru.

Gjatë karierës së tij, senator Kenedi ishte një përkrahës i zjarrtë për reformimin e kujdesit shëndetësor, mbrojtës i pagave të punëtorëve dhe i të drejtave të barabarta.

Në muajin gusht, presidenti Barak Obama i dha atij Medaljen Presidenciale të lirisë, nderi më i madh civil në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2008, senator demokrat Kenedi u diagnostikua me kancer në tru dhe iu nënshruar një operacioni të suksesshëm. Por tumori ishte malinj dhe shëndeti i tij erdhi duke u keqësuar.

Ted Kenedi u zgjodh për here të parë në Senat në vitin 1962, duke zënë vendin e vëllait të tij Xhon Kenedi, i cili atëherë sapo ishte zgjedhur president./al/
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›