E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatori Xhozef Bajden - kandidat për nënpresident i Shteteve të Bashkuara

Kandadati presidencial i Partisë Demokrate, senatori Barak Obama emëroi senatorin Joe Biden për kandidat për nën president.

Senatori Obama e njoftoi këtë vendim në faqen e tij të internetit pasi media filloi spekulime se senatori Biden do të ishte kandidati për nën president.  Kandidati Obama tha se senatori Biden i sjell kandidaturës së tij një përrvojë të madhe në politikën e jashtme dhe një histori të bashkpunimit ndërpartiak si dhe një qasje për të sjellë rezultate.
Senatori Biden i cili u zgjodh në Senatin amerikan në vitin 1972, kur ishte vetëm 29 vjeç, është kryetari i Komisionit të Senatit për Mardhënie me Jashtë.

Senatorët Obama dhe Biden pritet të paraqiten sot në një tubim për fushatë në qytetin Springfield të shtetit Illinois. //ad//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›