E Shtunë, 31 Tetor 2026

British Airways ul tarifat

 

Kompania ajrore “British Airways” ka ulur tarifat e udhëtimit. Kjo ulje tarifash do të zgjasë nga 21 gusht deri në mesnatën e së enjtes 23 shtator për data të caktuara udhëtimi nga 22 gushti deri më 30 qershor. Për herë të parë, zbritjet e “British Airways” do të përfshijnë mijëra tarifa të reduktuara në mbi 90 destinacione të largëta dhe të afërta në klasat ekonomike dhe ato të biznesit me mundësi për ngritje në klasin ekonomik premium, si dhe duke ofruar kursim të konsiderueshëm në paketat e pushimeve dhe zbritje çmimesh në makinat me qira dhe ekskursione. Niveli më i lartë i kursimit arrin deri në 1, 666 paund për person, bazuar në nisjet e ndryshme nga data 22 gusht deri në qershor 2009. Oferta speciale ofrohen edhe për makinat me qira dhe akomodimet në hotele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›