E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH nis kontrollin ndaj faturistëve

 

Pas ankesave të shumta të qytetarëve, se faturistët abuzojnë me faturat e energjisë elektrike ka reaguar edhe OSSH. Sipas drejtuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të ngrihen grupet e kontrollit në zonat e shpërndarjes së energjisë në të gjithë vendin, me qëllim kontrollin e punës nga punonjësit faturistë dhe elektricistë gjatë matjes së energjisë së konsumuar. Deri më tani, mësohet të jenë larguar nga puna 37 lexues dhe 47 elektricistë, të cilët rezultuan me probleme në kryerjen e detyrës së tyre gjatë faturimit të energjisë, pas kontrolleve të ushtruara. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë kreu i OSSH-së, Sahit Dollapi i ka kërcënuar faturistët e KESH për Tiranën se nuk do të tolerohet më asnjë abuzim me lidhjet e paligjshme të energjisë, apo me mos zbatimin e detyrës për lidhjen e matësve të bizneseve. Sipas tij, janë rritur ankesat e qytetarëve dhe nuk do të ketë më gjoba apo vërejtje për faturistët, por vetëm përballje me organet e drejtësisë dhe ato të Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›