Më në fund PS-ja
ERION KRISTO
Në treg, të gjitha kompanitë vendosin të zgjedhin modelin e tyre të marketimit. Çdo model ka të mirat dhe të këqijat e veta. Nëse Partia Socialiste ka vendosur të bëjë opozitë të butë ndaj qeverisë nuk ka asnjë arsye përse PS-ja të mos i bëjë një opozitë pa kompromis së ligës që na ka mbirë si ai kungulli të cilit i mallkojmë farën. Por qëndrimet e buta nuk mund të sjellin reagime të forta. Ndonëse tani së fundi axhenda e Partisë Socialiste është pasuruar. Kumtimi që bëri kryetarja e sapozgjedhur e Forumit të Gruas Socialiste, Ermira Danaj, lidhur me domosdoshmërinë e ngritjes së një opozite të vërtetë kundër krimit në familje, është një shenjë e mbarë. Edhe pse bota e shenjave shpesh është botë magjie dhe spiritizmi, ku ndonjë fallxhor mund të japë lexime më të sakta se sa një analist, përsëri besojmë se “përbindëshi i fjetur” do të reagojë.
Por përpara se ta shtrojmë mirë petën që lidhet me krimin dhe cenimin e mirëfilltë të jetës, duhet të theksojmë se një forcë politike nuk ka asnjë arsye përse të paraqitet në olimpiadën e jetës sonë vetëm me një format. Ky format i aplikuar rëndom është pingpongu deklarativ, i cili funksionon kështu: nga njëra anë lëshohet një portokall në anën tjetër, dhe pala tjetër me po kaq delikatesë ia kthen portokallin. Gjithë lufta politike e vendit është shndërruar në një luftë konferencash shtypi, ku fare pak (dhe për të qenë të saktë: shumë pak) figura duket se kanë gjetur një ekuilibër të përkryer metabolik, ku hormonet ruajnë të njëjtin nivel pa sjellë asnjë lloj acarimi. Bam nga njëra anë, bam nga ana tjetër, asnjëherë bababam. Politika e re duket sikur ka edhe ajo kufizimet e veta: ndonjëherë mbarset shumë, por nuk thotë asgjë.
Pra, kemi arritur në një gjendje politike, ku palët ruajnë forcat dhe herë pas here nxjerrin ndonjë duelbërës në fushë. Madje, ka pasur raste kur nuk dalin as duelbërës, por thjesht analistë të pavarur, që me një varësi të theksuar shprehin opinione të drejtpërdrejta të liderëve përkatës, duke e ngatërruar keq pushtetin politik me atë mediatik, aq sa nuk dihet ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri. Dhe që mendimi të prekë në asht, duhet thënë se atrofizimi i rolit të opozitës dhe personalizimi i opozitës, kurrë nuk kanë qenë në nivele më të larta se sa sot. Edhe ajo që quhet kulti i figurës dje është shumë larg ngurtësimit që luan i njëjti kult sot. Por, kjo është punë socialistësh dhe ende s’ka ardhur koha që të kthehet në punën tonë.
E për t’u kthyer tek puna jonë, e bukura është që tema të rëndësishme të jetës sonë shpesh nuk diskutohen fare. Lidhur me çështjen e sigurisë së jetës ka pasur fare pak reagime shtetarësh: një herë ish-kryeministri Nano mblodhi një grup dijetarësh që nuk qullosën gjë, një herë tjetër ish-presidenti Moisiu u nxeh me Policinë Rrugore, një herë tjetër ministri Nishani krijoi një grup pune për çështje të sigurimit të jetës, një herë edhe vetë Kryeministri Berisha u inatos me jetët e humbura kot nëpër rrugë, duke premtuar një polic për çdo kilometër, dhe kaq ka qenë historia shtetërore e kujdesit për jetën njerëzore. Kurse Partia Socialiste ka pasur gjithsej dy deklarata për këtë çështje të ndjerë nga gjithë opinioni publik. Pas Gërdecit pati nja dy takime nëpër fshatra lidhur me sigurinë e jetës, por që nuk niseshin nga thelbi i problemit, por nga vizualizimi dhe kapitalizimi i Gërdecit, që edhe pse nuk mori fjalën Gate nga pas, prapë në psikikën popullore ka hyrë si situatë e rëndë. Dhe kaq e kishte edhe opozita. Ajo u shqetësua kur vdiqën tetë minatorë, por nuk shqetësohet fare për dhjetëra “minatorë” të tjerë që po varrosen përditë si të ishin asgjësend.
Dhe në këtë pikë të vjen keq për mjerimin e opozitës. Mirë që pozita ka ndonjë punë për të bërë, po opozita përse nuk kujdeset për plagët tona. Gjithsej dy rreshta nëpër enciklika. Kaq është çështja e jetës në programin e ri e të madh të PS-së. Në programin supermodern fare pak flitet dhe bëhet për cungimin e vazhdueshëm të jetës së njerëzve tanë. Dhe prandaj të vjen keq. Opozita duhet të kishte në gjirin e vet njerëz që fjala u ka peshë, që gjykimi u ka thellësi dhe që mbi të gjitha kanë sy për jetën tonë. Por se ku fshihet gjykimi te deklarata që “turi i kryetarit të PS-së po e trondit Shqipërinë”, do të duhet ndonjë doktor nga ata të jashtmit që ta zbulojë, se për së pari nuk ka ndonjë kuptim. Natyrisht, shumë kumtime të Edi Ramës kanë humanizëm brenda, por shoqëria jonë nuk ka nevojë për tualet, por për amputacion. Duhet ta zhdukim të keqen nga rrënjët. Por si mund të ndodhë kjo, kur njerëzit që përgatiten të marrin pushtetin nuk e kanë haberin. Ustallarë të tjerë nevojiten. Mund të ketë edhe në gjirin e PS-së, njerëz që nuk e ndajnë fjalën nga veprimi, ashtu siç shpresojmë për këtë deklaratë të fundit, të cilën nuk e gjetëm as në sitin e lëvruar të PS-së, ndoshta prej ndonjë harrese. Shqetësohemi të gjithë për çmimin e naftës, për atë të bukës, kurse për të jetës pakkush. Çmimi i jetës në Shqipëri ka rënë. Ende nuk po bindemi për këtë zhvlerësim të paparë burse. E pra, po t’i hapim sytë, faktet e jetës janë aty përpara të gjithëve dhe bëjnë muuu. Prandaj i flasim opozitës, që ajo ta bëjë pjesë të luftës së saj politike dhe kësisoj shumica t’i përgjigjet në daç me luftë politike, në daç me ndonjë program. Makabriteti i cenimit të jetës ka arritur caqe të përbindshme, kurse reagimi ynë shoqëror ende nuk ka nisur.