ARMO, firmoset kontrata e shitjes me amerikanët
Ka përfunduar dje procesi i firmosjes së kontratës për shi-tjen e kompanisë së naftës “Armo”.
Fabiola Çela
Gati 85 për qind e aksioneve shtetërore të kësaj kompanie i janë shitur konsorciumit të përbërë nga tre shoqëri, “Anika Enterprises SA”, “Mercuria Energy Group Limited” dhe “Refinery Associates of Texas”. Konsorciumi i ka dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës një garanci kontrate prej 20 për qind të çmimit. Çmimi i shitjes së 85 % të aksioneve të “Armo” sh.a., është 128,750,000 euro. Me miratimin e kësaj kontrate nga qeveria dhe Kuvendi përfundon edhe procesi i privatizimit të kompanisë “Armo”.
Kontrata
“Blerësi ka garantuar respektimin e Biznes Planit të dorëzuar në tender dhe investimin e një shume prej $ 240 milionë dollarësh gjatë 5 viteve. Qeveria i ka kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve të mjedisit dhe mbrojtjes së tij. Prandaj dhe kontrata parashikon investimin e 50 milionëve për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit në tre vitet e para”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë. Kontrata i detyron blerësit e “Armo”-s të mos shesë aksionet e tij pa miratimin e Ministrisë për një periudhë pesëvjeçare. Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfiton 100 % të dividendit nga “Armo” deri në ditën e bërjes efektive të kontratës.
Tenderi
Tenderi për privatizimin e kompanisë së përpunimit të naftës “Armo” u zhvillua në muajin qershor dhe fitues u shpall konsorciumi “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”. Ky konsorcium fitoi kështu të drejtën për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të kompanisë së përpunimit të naftës shqiptare “Armo”. Konsorciumi fitoi pikët më të larta të vlerësimit prej 93,14 pikë për blerjen e 85 për qind të aksioneve të “Armo”-s. Privatizimi i kompanisë së naftës “Armo” është cilësuar si një ndër privatizimet më të rëndësishme, duke sjellë kështu një përfitim goxha të madh për qeverinë shqiptare. Të ardhurat që do të arkëtohen nga privatizimi i kësaj kompanie nuk janë përfshirë në buxhetin suplementar të këtij viti. Këto para janë parashikuar që të përdoren për investime, si dhe për uljen e deficitit buxhetor. Kompania ARMO është krijuar në vitin 1999 dhe kapitali i saj arrin në vlerën e rreth 43 milionë eurove. Asetet kryesore të kompanisë janë dy impiante rafinerie në Ballsh dhe Fier, të cilët janë ndërtuar rreth 40 vjet më parë. Pjesë e saj janë edhe një numër pikash të tregtimit të vendosura kryesisht në zona jo shumë të zhvilluara. “Armo” është njëra prej dy kompanive shtetërore në Shqipëri, që veprojnë në sektorin e naftës dhe nënprodukteve të saj.
S’ka largime nga puna
Asnjë punëtor nuk do të largohet nga puna pas privatizimit të kompanisë së naftës “Armo”. Madje sipas drejtuesve të kompanisë amerikane nga Teksasi, që në muajin e parë të punës ata do të rrisin me 30 për qind pagat e punonjësve. Gjithashtu, fituesit e tenderit të “Armo” kanë premtuar, se do të vendosin çmimin tavan për karburantet.