Sequi: Korrupsioni parandalohet nga një sistem ligjor i fuqishëm
TIRANE-Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, deklaroi sot se një sistem i fuqishëm ligjor parandalon korrupsionin.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit ministrisë së Financave të draftit të modernizuar të Kodit të Ri Doganor, Sequi tha se krijimi i një sistemi doganor eficent është thelbësor për funksionimin e sistemit doganor.
"Funksionim i mirë doganor është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi ka si synim anëtarësimin në BE", u shpreh Sequi. Sipas tij, Kodi i ri Doganor do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e konsumatorit .
Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke vlerësuar draftin për Kodin e ri Doganor, tha se ai që do të ketë përfitimin më të madh nga një legjislacion sipas standaredve të BE-së janë konsuamtorët shqiptarë, por edhe biznesi, i cili do të ketë lehtësi për lëvizjen e mallrave.
Bode ftoi opozitën të ofrojë konsensusin për miratimin e draftit, që siç theksoi ai, është hartuar nga ekspertë të Bashkimit Europian. "Eshte rasti për të vënë në provë politikën shqiptare, pasi drafti kërkon 2/3 e votave për miratim në parlament", deklaroi Bode, duke shtuar se jo vetëm ky ligj, por edhe një sërë ligjesh të tjera si ai i akcizave po hartohen me asistencën e Bashkimit Europian, ligje, që sipas tij, do të kenë një ndikim pozitiv te biznesi dhe konsumatori.
Bode tha se falë reformave të qeverisë tashmë perceptimi i të gjithë atyre që shërbehen nga administrata doganore është mjaft pozitiv.
Ekspertë të Bashkimit Europian kanë asistuar qeverinë shqiptare që nga fillimi i vitit 2010 për hartimin e Kodit të Ri Doganor, sipas standardeve të BE-së, përmes një projekti prej 2 milionë eurosh, duke përfshirë këtu edhe implementimin e tij. Kodi i Ri Doganor do të nis zbatimin në fillim të vitit 2013.
(d.b/BalkanWeb)