PD: Rama akuza për kanibalizëm sepse është humbës
TIRANE-Një orë pas deklaratës që bëri kreu i PS, Edi Rama sot pasdite duke akuzuar tryezën e KQZ si kanibalizëm për votat e qytetarit, ka reaguar menjehere selia e PD. Zyra për shtyp e kësaj partie theksoi se sulmet e Ramës ndaj KQZ bëhen pasi votat e nxjerrin Ramën humbës në Tiranë.
“Kryetari i Partisë Socialiste, që vetëm 4 ditë më parë, sulmoi vendimin e KQZ-së, me akuzën se ishin numëruar votat e hedhura gabim vetëm në 127 kuti dhe jo në të gjitha kutitë e tjera, sot pas vendimit të Kolegjit që vendosi të numërojë çdo votë të panumëruar që është hedhur gabim në kutitë e garave të tjera, ai i kthehet tezës së kanibalizmit. Duke shpallur numërimin e çdo vote në përputhje me Kushtetutën e vendit si një akt kanibal, dhe kjo vetëm e vetëm se me sa duket votat e numëruara e nxjerrin z. Rama humbës në Bashkinë e Tiranës”.
PD vlerëson se qytetarët duan të dinë se pse Rama akuzon si kanibalizëm numërimin e votave të kontestuara dhe pse I kundërvihet sipas kësaj selie, thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar.
(d.b/BalkanWeb)