E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët, gjykatësit: Kthehu,prapa je bërë taksist i babait

14/06/2011  Skënder Demini tregon incidentin në Kakavijë dhe takimin që pati me Haxhinaston

TIRANE-‘ Damin Damini, babai i gjyqtarit rrëfen çastet në kufi dhe kalvarin e të parëve çamë “Isha fëmijë kur grekët më përzunë nga Çamëria, por do të kthehem plak atje” Damin Damini, pensionisti 73-vjeçar i shpallur “i rrezikshëm” për rendin dhe sigurinë greke, tregon për gazetën “Metropol” çastet e vështira që kaloi me të birin gjyqtar. Ai rrëfen gjithashtu edhe kalvarin e jetës së tij dhe të parëve çamë, duke shfaqur një admirim të theksuar për “tokën e premtuar”… - Z. Damin, duket se ju jeni “shkaktari” i gjithë këtij diskriminimi grek. Pse e gjitha kjo? - Po, unë isha. I vetmi “faj” imi është se kam lindur në Çamëri, në atë vend-perlë, ku amaneti i tyre për të mos i harruar më thërret çdo ditë e më shumë. Unë kisha pasaportë biometrike të rregullt, vendlindja ime ishte Mazrek dhe Marglliç, shtetësia shqiptare, natyrisht. Është vendlindja ime, nuk e shes me gjithë arin e botës. Ky ishte “shkaku” i vetëm i “rrezikshmërisë së personit tim”. Jam 73 vjeç, një ish-naftëtar teknik i mesëm, strikt ndaj rregullave dhe ligjeve të shtetit tim. Tashmë në pension. Vendlindja ishte ajo që më thërriste, shtëpia e djegur dhe e zhuritur, eshtrat e babait tim të pushkatuar dhe të hedhur në një varr masiv s’dihet se ku, diku në një ishull të largët, Mitilinë në Greqi. Zervistët më pushkatuan babain kur isha 7 vjeç. I vetmi “faj” i babai tim ishte se nuk pranoi të quhej grek, por shqiptar. Sot pas shumë e shumë vjetësh ish-bijtë e Zervës, me dinakërinë e Odisesë së Trojës, shpikin “faje” të tjera. N.q.s. në pasaportën time do të shkruhej, p.sh., Mazaraki apo Margariti, siç i kanë helenizuar ata, do të kaloja ndoshta, por unë mbart krenarisht vendlindjen time. Atje kam shtëpinë time, tokat e mia, eshtrat e babait dhe të parëve të mi. Kjo më detyroi të marr rrugën e kufirit për herë të dytë brenda 10 ditësh. Pasi edhe herën e parë, më 2 qershor, sërish në doganë s’më lejuan me preteksin se pasaportën e kam false, ndërsa këtë herë edhe më keq, më cilësuan “të rrezikshëm për rendin grek”. Të mos harrojmë se jemi në muajin qershor dhe dita kundër gjenocidit të popullsisë çame po afron. Ndoshta kjo i ka tmerruar ata - Më 10 qershor ju keni shkuar me djalin dhe nusen e tij, apo jo? - Po, dhe më vjen shumë keq që në njëfarë mënyrë u shkaktova edhe atyre një dëm, nga një “faj” pa faj imi. Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që shkoja me tim bir. - Edhe më 2 qershor ndodhi e njëjta gjë? - Afërsisht. Kur iu afrova sportelit të palës shqiptare, i thashë policit tonë: “Shikoji me kujdes dokumentet e mia, shkoj në Greqi”. Pasi i kontrolli, më tha se ishin shumë në rregull. Në fletën e fundit të pasaportës vuri vulën dhe, pasi më uroi rrugë të mbarë, shtoi: “Ishalla qëllofsh në njeri të arsyeshëm!” Mbërrita në sportelin grek. Ishte një vajzë shumë e re. E përshëndeta dhe ma ktheu përzemërsisht. Po ku hodhi sytë te pasaporta ime, i ngriu buzëqeshja në buzë. Kishte parë vendlindjen time. - ǒndodhi më tej? - U sigurua kur pa në murin e zyrës së saj një tabelë treguese. Më vonë mësova se atje ishin shënuar të gjitha fshatrat çame me toponimet e dikurshme çame. U sigurua që isha në njërën prej atyre fshatrave, pavarësisht këmbënguljes sime për sqarim dhe më tha egërsisht (ku i vajti gjithë ajo delikatesë femërore?!) se pasaporta ishte false. Nënqesha. E inatosur, shkroi në kompjuter një tip procesverbali, ku e firmosën 3 kolegë të saj. Unë natyrisht që nuk do ta firmosja kurrë. - I kërkuat shpjegime? - E kotë. Ishin kaq të panjerëzishëm, sa më kujtuan paraardhësit e tyre. M’u ofrua nga miqtë e shumtë edhe mundësia t’i hipja makinës dhe të mbërrija shëndoshë e mirë në Pargë, por nuk e bëra. - Pse? - Sepse unë dua të shkoj në vendlindjen time jo si cub që shkel rregullat dhe ligjet, por si shtetas i nderuar me pasaportë dhe gjithçka të rregullt. - Vutë dikë në dijeni për këtë skandal? - Natyrisht, u alarmuan të gjithë. Erdhi atje me porosi të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i kufirit. Denoncova diskriminimin. Vumë në dijeni Shpëtim Idrizin dhe instanca të tjera. Gjithsesi, këtë herë sërish nuk ika dot. - Këtë herë? - Po, sepse ika duke humbur një betejë, por jo luftën. Ika me betimin se do të kthehem në vendlindjen time, se atje kam shtëpinë, varret e të parëve dhe eshtrat e babait tim, fqinjët e mi, që kam kaluar fëmijërinë e që më duan dhe i respektoj aq shumë…Isha fëmijë kur më përzunë dhe do të kthehem plak, por do të kthehem ama në shtëpinë time. Nuk lejoheni të hyni në tokën helene, jeni persona me rezikshmëri të lartë në shoqëri. Kthehuni mbrapsht’. Këto janë fjalët që gjyqtari i i Fierit Skënder Damini dhe familja e tij morën si ‘haraç’ nga oficerët e policisë Greke, teksa ishin në pikën kufitare të Kakavijës, për të udhëtuar në drejtim të Marglliçit, vendlindja e Daminit, babait të gjyqtarit Skënder Damini. Ky i fundit ka tentuar tu kërkojë llogari autoriteteve greke që shërbejnë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, duke i pohuar se skishte asnjë problem me dokumentacionin dhe se do çonte babain në vendlindjen e tij. Por që sërisht është përballur me një përgjigje të prerë dhe ironike: ‘Pse jeni bërë taksist i babait...nuk mund të kaloni në shtetin helen...’. I ndodhur në këto kushte, gjyqtari ka kthyer sytë në autoritet që shërbejnë në doganën shqiptare, por siç tregon ai dhe ata nuk kanë mundur të zgjidhin çështjen me homologët e tyre grekë. Pas këtij vendimi absurd gjyqtari Damini së bashku me familjen e tij është rikthyer në shtëpi, ku dhe më pas ka marë vendimin për denoncimin e rastit flagrant. Në një intervistë për gazetën ‘Metropol’ ai tregon se lidhur me këtë çështjen ka takuar në mënyrë private dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto të cilin e ka njohur me të gjitha detajet e incidentit në doganën e Kakavijës.

Z.Damini, ditën kur vendosët për të udhëtuar drejt Greqisë me kë ishit të shoqëruar?

Shoqërohesha nga bashkëshortja ime dhe babain tim. Kishim vendosur të udhëtonim drejt Marglliçit, zonë kjo ku ka lindur babai im. Prej kohësh e kisha planifikuar këtë udhëtim dhe më së fundi u bëmë mbarë dhe vendosëm. Por që në fakt i gjithë ai entuziazëm na u kthye në mankth, pasi jemi ndaluar nga autoritete greke sikur të kishim qënë anëtarë të grupeve talebane.

Duke parë precedendët e shënuar në këtë pikë kalimi të kufirit, ku persona të lindur në qytetet apo fshatrat e Çamërisë janë kthyer mbrapsht, a jo shkoi në mendje se kjo mund tju ndodhte dhe juve?

As që e kisha marë parasysh, pasi shumë vite kisha udhëtuar në drejtim të Greqisë dhe asnjë problem nuk më kishte ndodhur nga punonjësit e të dyja doganave. E vetmja çudi në këtë rast ka qënë pasaporta e babait tim, në të cilën grekët vunë re se ditëlindja e tij ishte Mazrek (Çamëria). Që në këtë moment ata ndryshuan sjelljen, duke e etiketuar pasaportën, si të një personi që shfaq rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike.

Ju vetë reaguat lidhur me këtë veprim të policisë greke?

Sigurisht që kam reaguar, por aty stë pyeste njeri. Grekën vazhdimisht kërkonin që të ktheheshim mbrapsht dhe të mos i shqetësonim apo ti pengonim në punën në vazhdim.

Por ju s´këmbëngulët për ti treguar se ishit në rregull me dokumentacionin?

I vura në dijeni, por nuk kërkonin asnjë sqarim. Situata arriti deri aty sa më thanë në mënyrë ironike... jeni bërë taksist i babait... kthehuni mbrapsht se nuk lejoheni të kaloni... shoqëroheni me persona të rezikshëm.

Po autoritet e doganës shqiptare i takuar?

Po i vumë në dijeni, por dhe ata nuk ishin në gjendje të rregullonin situatën. Nuk i pyeste njeri aty.

Për këtë incident, veç z.Kreshnik Spahiu keni njoftuar ministrin e Brendshëm ose të Jashtëm?

Me ministrin e Brendshëm skam biseduar, por me atë të jashtëm kam zhvilluar një takim në zyrën e tij. Më ka pritur shumë ngrohtë dhe më ka kërkuar ta ve në dijeni lidhur me të gjitha rrethanat e këtij incidenti.Z. Haxhinasto më ka dhënë mbështetje duke me premtuar se këtë çështje do e zgjidhte në mënyrë institucionale me shtetin helen që të tilla ngjarje të mos përsëriten më në të ardhmen.

Rasti i paprecedentë, arsyet helene janë të paarsyeshme

Spahiu:Grekët quajtën gjyqtarin të

rezikshëm, shteti të kërkojë llogari

Lidhur me incidentin e të premtes së kaluar në doganën e Kakavijës, ku gjyqtari i Fierit Skënder Damini nuk është lëjuar të kalojë kufirin për shkak se kishte origjinën e babait nga Çamëria, ka reaguar dhe nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu. Ky i fundit e ka quajtur rastin të paprecedentë dhe shumë të ulët, veprime këto që sipas tij denigrojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe familjes së tij. Sipas Spahiut konsiderimi nga shteti grek i tyre si persona me rezikshmëri të lartë, kërkon angazhimin e instancave shtetërore për ti kërkuar llogari autoritete greke lidhur me rastin në fjalë por dhe rastet e mëpërshme të kësaj natyre. ‘Në cilësinë e zv-kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vlerësoj se arsyet e paraqituara nga autoritet kufitare Greke, janë të paarsyeshme dhe diskriminuese, prandaj kërkoj nga autoritetet shqiptare të ndërhyjnë tek autoritetet më të larta shtetërore Greke, që të japin sqarime përfundimtare në lidhje me çështjen’- u shpreh Kreshnik Spahiu. Ai shtoi se në datën 10 qershor rreth orës 20:00 Skënder Damini është penguar të kalojë kufirin me shtetin Grek, kur po udhëtonte me bashkëshorten dhe babain e tij shtetasit Lindita dhe Damin Damini, me motivacionin “konsiderohet person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike etj.” Si zv-kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili është organi kushtetues kompetent për mbrojtjen dhe përfaqsimin e gjyqtarëve, kërkoj nga Ministria e Jashtme e vendit tonë të marrë sqarime tek autoritetet kompetente Greke, në lidhje me veprimet e autoriteteve të pikës kufitare Kakavijë. Ne kërkojmë nga këto autoritete të sqarojnë pozicionin e shtetit Grek në lidhje me përcaktimin që i bëhet një Gjyqtari të shtetit shqiptar, i cili udhëton me një pasaportë shërbimi, si edhe bashkëshortes së tij, si persona të “rrezikshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›