E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet në Bradashesh dhe Gracen projekti për rrugën Elbasan-Tiranë

29/06/2011  Banorët të interesuar për shembjen e banesave dhe ngritjen e bizneseve

ELBASAN- Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe firma italiane e projektit të rrugës Elbasan-Tiranë nisin konsultimet me komunitetin ku kalon autostrada, duke njohur banorët me detajet, por edhe vjeljen e mendimit të tyre mbi gjurmën e rrugës dhe interesat që preken nga ndërtimi i saj.

Takimi i parë është zhvilluar në komunën Gracen të rrethit të Elbasanit, ndërsa takimi i dytë në komunën Bradashesh. Banorët janë njohur me gjurmën ku do të kalojë kjo autostradë, tokat dhe shtëpitë që do të preken. Ata kanë kërkuar më shumë shpjegime mbi gjurmën, nëse do të preken, do të jetë autostradë e mbyllur dhe nëse do të sakrifikohen shtëpi. Një ndër pikat më të rëndësishme për ta ka qenë zhvillimi i bizneseve përgjatë rrugës gjë që duket e vështirë për shkak të shpejtësisë dhe të projektimit të një autostrade të mbyllur. Dje u organizua një takim me përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme të Rrugës. Për të parashtruar para tyre, aktin, vijën ku do të kalojë rruga Elbasan-Tiranë. Gjatë takimit u morën mendimet e të dy palëve që rruga të plotësojë të gjithë parametrat dhe t’i shërbejë përmirësimit të jetës së banorëve. Kjo rrugë do të jetë një zhvillim i fuqishëm për banorët e komunës Bradashesh, por edhe më gjerë për banorët e Elbasanit. kuptohet aksi Elbasan-Tiranë është aks me parametra bashkëkohore evropiane. Është pritur me shumë entuziazëm jo vetëm nga banorët e Bradasheshit Juglindja si dhe jugu i Shqipërisë. Prefekti Deliallisi tha se loti i fundit është nga dalja e tunelit e deri në Bradashesh. Ekziston një variant që kalon prapa ullishtave të Elbasanit dhe shkon në Korçë. Mendimi i të gjithë pjesëmarrësve është që kurora e ullishtave të mos preket. Ajo është mushkëria e Elbasanit dhe të gjithë ne jemi të mendimit që ajo të mos dëmtohet. U insistua që rruga e vazhduar të lidhet me bajpasin e Elbasanit. Ne kemi biseduar më parë edhe me ministrin e Transporteve dhe ai ka mbështetur mendimin tonë. Besoj se rruga do të kalojë në segmentin që ne kemi kërkuar dhe nuk do të preket kurora e ullishtës. Ndërkohë Ismet Alla, inxhinier i firmës projektuese italiane “Geosat Group” thotë se ka nisur këto ditë prezantimi i projektit dhe vjelja e mendimit të komuniteteve ku do të kalojë kjo rrugë. “Jemi këtu në Bradashesh ku është diskutuar mbi gjurmën se ku do të kalojë rruga Tiranë-Elbasan. Në një takim që është zhvilluar më parë në Gracen dhe tani në Bradashesh, dy komuna, nga territori i të cilave do të kalojë kjo autostradë është bërë njohja, prezantimi i projektit të autostradës Elbasan-Tiranë, i cili veç zhvillimit do të ndikojë në këto komunitete. Paraqitëm veç të tjerash gjurmën, shpronësimeve, kë dëmton dhe kë prek. Ky ishte një fazë e parë dhe do të ketë takime të tjera të këtij niveli specialistëve më të detajuara me ekspert të fushave të rrugëve të mjedisit. Mbetet kryesore të pyetet komuniteti. Do të pyeten ku dëmtohen apo preken të drejtat e tij”. I pyetur nëse mund të ketë ndryshime të projektit, ai tha se mund të merret parasysh ndonjë devijim që nuk është marrë parasysh më parë. Nëse vërtet është madhor dëmtimi që krijohet atëherë mund të ketë devijime. Nëse nga ana teknike është e mundur edhe mund të ketë. Është menduar që të jetë në minimum dëmi në shtëpi dhe të mos preket toka e bukës e banorëve. Janë përfshirë rrugët, ana e lumenjve apo përrenjve.

Projekti jonë fillon në Unazën e Madhe e Tiranës dhe përfundon në Elbasan. Ai është një projekt i dytë lidhur me bajpasin e Elbasanit. Autostrada përfundon diku mbi urën e Kushës, para nënkalimit në brendësi të fshatit Bradashesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›