Rezultatet e regjistrimit te popullsise Kosova ka 1.733.872 banore
Enti i Statistikave te Kosoves publikoi sot rezultatet paraprake te regjistrimit te pare te popullsise ne keto 30 vitet e fundit. Te dhenat e para te ketij procesi i cili perfundoi ne prill te ketij viti flasin per nje numer me te vogel te popullsise nga cishte vleresuar deri tash. Krye shefi ekzekutiv i Entit te Statistikave te Kosoves Isa Krasniqi tha se te regjistrimi perfshine banoret e perhershem te 34 komunave te Kosoves.
Totali 1 milione e 733 mije e 872 banore. Me lejoni te theksoj totalin se rezultati perfshine te dhenat e 34 komunave. Per shkak te arsyeve objektive regjistrimi nuk ka mundur te behet ne komunat veriore. Kjo eshte provuar edhe nga komiteti drejtues i fondit te mirebesimit te regjistrimit te popullsise. Enti i Statistikave te Kosoves do te publikoje me vone vleresimet edhe per keto komuna tha zoti Krasniqi.
Numri i banoreve qe jetojne ne Prishtine eshte dic me pak se 200 mije ndonese ishte vleresuar se ky numer duhej te ishte me i larte. Ne regjistrim nuk jane perfshire banoret qe jetojne jashte Kosoves.
Ministri i Administrates Publike Mahir Yagcilar e vleresoi regjistrimin si nje prej hapave te rendesishem edhe per synimet evropiane te Kosoves me gjithe faktin se nje pjese e territorit te saj ka mbetur jashte ketij procesi. Serbet ne veriun e Kosoves kane refuzuar te marrin pjese ne regjistrim.
Komiteti Drejtues ne takimin e fundit ka bere nje deklarate se ne ate pjese tash per tash nuk mund te behet dhe pa marre parasysh gjithe perpjekjet nuk eshte garantuar bashkepunimi i nevojshem i popullates te behet regjistrimi. Sa i perket edhe ceshtjes teknike edhe ceshtjes politike ne veri nuk do te behet regjistrimi. Per te ardhmen kur te behet publikimi i rezultateve perfundimtare deri atehere prape sigurisht do te degjohen mendimet tjera por tash per tash ne veri nuk eshte mbajtur dhe nuk do te mbahet regjistrimi sipas standardeve dhe normave te cilat i kemi aplikuar dhe i kemi aprovuar ne komitetin drejtues per regjistrimin e popullsise tha ministri Yagcilar.
Perfaqesuesi i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian Kjartan Bjornson eshte i bindur se mosperfshirja e veriut te Kosoves nuk do te ndikoje ne vlefshmerine e regjistrimit te popullsise.
ka mund te themi eshte i kam thene edhe Entit te Statistikave te Kosoves se ne vetvete perjashtimi i komunave te veriut nuk do te kete ndikim ne njohjen e pergjithshme te rezultatit te regjistrimit ne tere Kosoven. Perjashtimi i pjeses veriore nuk do te kete ndikim negativ ne legjitimitetin dhe vlefshmerine e regjistrimit te popullsise ne pergjithesi ne Kosove tha zoti Bjornson.
Sipas kryetari te Komisionit Qendror te Regjistrimit te Popullsise Rifat Blaku ne kete proces jane zbatuar te gjitha rekomandimet e EUROSTAT-it dhe parimet themelore te Kombeve te Bashkuara ne fushen e statistikave.
Qellimi nga me kryesor i ketij regjistrimi te popullsise ekonomive familjare dhe banesave ka qene prodhimi i te dhenave statistikore te cilat do te nxirren ne teresi dhe pastaj te krijohet sfondi i popullsise ndertesave dhe banesave. Regjistrimi i popullsise eshte baza per krijimin e nje kujtese kolektive qe dokumenton evolucionin demografik social dhe ekonomik te nje vendi ne kete rast Kosoves tha zoti Blaku.
Kujtesa e Entit te Statistikave te Kosoves thote se ne regjistrimin e popullsise te vitit 1981 Kosova kishte nje popullsi prej 1 milion e 584 mije banoresh. Sipas vleresimeve te vitit 1991 ne regjistrimin e bojkotuar nga shqiptaret Kosova kishte dic me pak se dy milion banore.
Rezultatet perfundimtare te regjistrimit te popullsise do te behen te ditura ne vitin 2013 kur pritet te kete edhe nje pasqyre te perberjes etnike te popullsise ne Kosove.