Serbët: FSK, formacion antiserb, të shpërbëhet
Mitrovicë - Serbët e veriut të Kosovës kanë organizuar sot një protest në Mitrovicë kundër themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mesazhi që ata kanë përcjellë ka qenë se FSK është një formacion antiserb dhe për këtë gjë ajo duhet të shpërbëhet.
Ndërkohë, drejtuesit e protestës kanë akuzuar edhe administratën e EULEX-it që sipas tyre po tregohet e njëanshme, pro kosovare dhe anti serbe. Përfaqësuesi i partisë së presidentit serb, Partisë Demokratike, Radenko Nedelkoviç ka thënë se protesta e sotme është paralajmërim se për serbët është i papranueshëm veprimi i njëanshëm i EULEX-it në veri të Kosovës dhe formimi i FSK. Ai kërkoi që njësiti special i Policisë së Kosovës të mos kalojë në veri të Mitrovicës, siç është shprehur, për të mos provokuar popullsinë dhe që të mos ndodhin incidente. Protestuesit kanë bartur flamuj të Serbsië, Greqisë dhe të Spanjës.