Thaçi akuzon rëndë qeverinë e Beogradit
Prishtinë - Serbia nuk mund të ndjekë dy paralele, të përpiqet të bëhet shtet properëndimor dhe t'i kërcënohet sovranitetit të një shteti tjetër. Kështu ka deklaruar kryeministri kosovar HAshim Thaçi gjatë një interviste të dhënë për agjensinë Reuters. Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, qeveria properëndimore e Beogradit nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e mëparshme të Sllobodan Millosheviçit. Ai vlerësoi se "Fytyra e Serbisë në Kosovë është gjenocidi. Serbia erdhi këtu para një shekulli me dhunë, mbeti këtu me dhunë, dhe e la Kosovën duke kryer gjenocid".
Ndërkaq, duke iu referuar tendencave të Beogradit për bisedime të mundshme me Prishtinën, Thaçi tha se Serbia nuk ka të drejtë të interesohet për zhvillimet në Kosovë. “Është në interes të vetë Serbisë të mos tentojë të cënojë sovranitetin e Kosovës. Përpos interesave dhe vlerave euroatlantike asgjë nuk mund të kemi të përbashkët me Serbinë dhe Serbia nuk e ka asnjë të drejtë të interesimit për zhvillimet në Kosovë. Përkundrazi është me interes që Beogradi të mos pretendojë të cenojë sovranitetin e territorit të republikës së Kosovës", theksoi Thaçi.