Rama: Meta t’i jape fund lojes se vjeter politike
Ilir Meta iu kthye lojes se vjeter politike! Kjo ka qene kunderpergjigjja e dhene dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, pas akuzave te kryetarit te LSI-se, Ilir Meta. Me ane te nje vendimi te Kryesise se LSI-se, Meta jo vetem qe deklaroi daljen nga koalicioni i majte, dhe inicimin per krijimin e nje grupimi te ri, por cilesoi si pergjegjes per situaten brenda te majtes, pikerisht kryetarin Rama. Ne kete menyre, nese deri me tani mund te flitej nen ze per mosmarreveshje apo kontradikta mes partive perfaqesuese te kampit opozitar, tashme zyrtarisht perballemi me shperberjen e koalicionit “Bashke per te Ardhmen”. Nderkaq, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka preferuar qe qendrimit te aleatit te tij, Ilir Meta t’i pergjigjet jo vetem si kryetar partie apo perfaqesues i koalicionit opozitar, por, se pari, si mik i tij. Pra, ne fokusin e nje kunderpergjigje miqesore, Rama u shpreh se “kjo nuk eshte koha e ndarjeve te vjetra, por e nje bashkimi te ri. Kjo nuk eshte koha e llogarive te vogla partiake dhe lojerave te vjetra politike, por e ndertimit te nje politike te re te qytetareve te tradhtuar 17 vjet nga politika e politikaneve. Mua me vjen sinqerisht keq qe miku im, Ilir Meta, iu kthye nje loje te vjeter, qe s’ishte as ne te miren dhe s’eshte as ne deshiren e njerezve”. Ne kete menyre, Rama me teper sesa nje reagim pas goditjes qe mori kampi i majte, synoi qe te terheqe vemendjen e “mikut” te tij Meta, per vendimmarrjen e zgjedhur, dhe thirrjen e bere prej tij per krijimin e nje koalicionit te ri. Per me teper, LSI dhe kreu Meta, nuk ndjejne askurrfare pendimi mbi vendimin tyre, pasi jane te bindur se ne kete perfundim ishin pikerisht qendrimet dhe marreveshjet e njeanshme te lidershipit te PS-se. Megjithate, Rama nuk heq dore kur shprehet se “uroj me gjithe zemer qe ai ta kuptoje se Shqiperia dhe shqiptaret jane te lodhur nga kjo loje. Sigurisht, qe dyert tona jane gjithmone te hapura per mikun dhe bashkepunetorin Ilir Meta”. Nje ftese me te vertete e hidhur nga ana e Rames, qe, gjithsesi, tregon se nuk ka ndermend te heqe dore nga qendrimi i tij, per t’i dhene fund lojes paraelektorale, ku te vegjlit kercenojne me zona te lira, shume me teper sesa takati i tyre, fund te cilin kerkon ta mbylle me nje sistem proporcional.
O.Xhilaga