Opozita, Meta braktis Ramen
Oli Xhilaga
Levizja Socialiste per Integrim zyrtarisht jashte koalicionit “Bashke per te Ardhmen”. Nderkohe qe kjo parti inicion krijimin e nje grupimi te ri opozitar “E majta per integrim”. Nje qendrim i tille u be dje i ditur nga vete kreu i LSI-se, Ilir Meta, i cili ia faturoi liderit te PS-se, Edi Rama, deshtimin e koalicionit te vjeter. Ne mbeshtetje te thirrjes per nje bashkim te ri mes forcave te majta rezultojne nje pjese e mire e kampit te majte, duke vecuar ketu Aleancen Demokratike dhe perfaqesuesit e Levizjes per Politike Institucionale ne PS. Nderkohe burime prane LSI-se konfirmojne se pjese e ketij formati te ri do te jete dhe Partia Socialdemokrate. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, gjate nje komunikimi me mediat, duke zbardhur vendimin e Kryesise se kesaj partie mbi pozicionin e saj te metejshem ne kampin e majte, deklaroi se “koalicioni opozitar ka pushuar se funksionuari qe pas zgjedhjeve vendore te 18 shkurtit te vitit 2007 dhe per kete pergjegjesia kryesore eshte e lidershipit te Partise Socialiste”.
Njekohesisht, pare ne kete kendveshtrim duke faktuar daljen e LSI-se nga koalicioni “Bashke per te Ardhmen”, Meta vuri ne dukje se “ne kushtet e inekzistences dhe prishjes se njeanshme nga PS-se te koalicionit te vjeter opozitar, ne emer te Kryesise se LSI iniciojme ndertimin e koalicionit te ri opozitar e “Majta per integrim”.
Kreu Meta nuk la menjane dhe arsyet qe cuan ne nje vendim te tille te partise qe ai drejton. Ai u shpreh se “vendimet e rendesishme per ceshtje madhore politike dhe te reformave jane marre sistematikisht ne menyre te njeanshme. Bashkepunimi i hapur dhe luajal midis opozites per hir te reformave madhore integruese, eshte kthyer ne nje lidhje jo transparente dhe personale mes lidershipit te PS dhe PD”. Sipas tij, pasoja me e rrezikshme e kesaj marredhenieje jo transparente dhe jo parimore eshte pikerisht shkaterrimi i reformes zgjedhore gjoja ne emer integrimit ne NATO. Madje, kreu i LSI-se i meshoi me force faktit se i vetmi pergjegjes per shkaterrimin e te majtes eshte kreu i PS, Rama. Per kete arsye, Meta vleresoi se “ne vend te gjetjes se nje konsensusi sa me te gjere brenda opozites dhe brenda vete komisionit parlamentar pozite-opozite, lidershipi i PS ka zgjedhur bojkotimin e koalicionit opozitar, si dhe bllokimin e programuar te komisionit parlamentar per reformen zgjedhore, duke preferuar koalicionin e mbyllur “te listave te mbyllura” dhe “interesave te mbyllura” te lidershipit PD-PS”.
Vendosmeria
“LSI afirmon edhe me fuqishem vendosmerine e kahershme qe prej themelimit te saj per shenjterimin e votes se shqiptareve per te punuar me te gjithe forcat e faktoret e pergjegjshem politike ne parlament e jashte tij, madje edhe brenda PS dhe PD per te shpetuar vendin nga masakra elektorale e radhes. Gjithe politike dhe e majta ne pergjithesi qe sot hyn ne nje faze te re cilesore dhe vendimtare per te ardhmen”.
Akuzat
“Ne vend te gjetjes se nje konsensusi sa me te gjere brenda opozites dhe brenda vete komisionit parlamentar pozite-opozite, lidershipi i PS ka zgjedhur bojkotimin e koalicionit opozitar, si dhe bllokimin e programuar te komisionit parlamentar per reformen zgjedhore duke preferuar koalicionin e mbyllur “te listave te mbyllura” dhe “interesave te mbyllura” te lidershipit PD-PS”