Serbët, malazezët dhe maqedonasit do të lëvizin lirshëm nga 19 dhjetori
Nga data 19 dhjetor, serbët, malazezët dhe maqedonasit, do të mund të lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Eurpian, për pushime apo për studime, duke përjashtuar këtu vende si Britania e Madhe dhe Irlanda. Qytetarët e këtyre vendeve do të mund të kalojnë një periudhë studimesh apo pushimesh jo më shumë se tre muaj , në Paris, në ROmë, në Madrid ose ne Berlin. Ndoshta për ata që janë mësuar të kalojnë kuftijtë në vendet e BE-së duke treguar kartën e identitetit, nuk ka shume ndryshim, por për të rinjtë e ish Jugosllavisë, një lëvizje e tillë sinjifikative do të thotë hapja e një horizonti të ri, dhe më shumë liri. Kështu nga mesnata e së premtes qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. Banorët e tre shteteve ballkanike mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në gjashtë muaj në vendet e zonës së Shengenit. pra udhëtimi pa viza nuk parashikon edhe të drejtën e punës në vendet perëndimore. Shqipëria dhe Bosnja nuk arritën që të mernin aprovimin e Brukselit për liberalizimin e vizave nga 19 dhjetori, për shkak të mospërmbushjes së kritereve nga ana e tyre. ndërkaq, më prapa në të gjithë këtë proces mbetet Kosova. Vetëm pak ditë më parë Bashkimi Europian i premtoi Kosovës perspektivën e liberalizimit të mundshëm të vizave, duke bërë kështu hapin e parë drejt përfshirjes së vendit në këtë proces.