Gabimi në prodhimin e mazutit, vdes pronari dhe plagoset punonjësi
Merr flakë një punishte e përpunimit të karburantit në Elbasan
ELBASAN – Një gabim i bërë nga vetë pronari i një punishteje për përpunimin e karburantit, i ka kushtuar jetën atij ndërsa ka mbetur i djegur rëndë një nga personat e punësuar. Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite në një linjë të përpunimit të lëndëve djegëse, pranë uzinës Nr. 12, në ish-Kombinatin Metalurgji. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se janë plagosur Saimir Bena ( i njohur ndryshme me emrin tjetër Skënder Biba), banues në Elbasan dhe Rifat Sula, me banim në fshatin Katund i Ri. 35-vjeçari Bena është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku si pasojë e shkallës së lartë të djegies, gjeti vdekjen mesditën e së shtunës.
Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe sekuestroi rreth 50.000 litra solar, si dhe 5000 litra nënprodukt i solarit (naftë), ndërkohë që kanë nisur hetimet për ligjshmërinë e aktivitetit që kryente Bena si dhe rrethanat e shpërthimit.
Aksidenti
Saimir Bena dhe punonjësi i tij Rifat Sula kanë nisur punën që herën në mëngjesin e djeshëm në punishten që ndodhet fare pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Burimet në policinë vendore bëjnë të ditur se të dy personat po merreshin me prodhimin e nënprodukteve të mazutit, të cilat realizoheshin në mënyrë artizanale, me anë të ngrohjes. Por, rreth orës 04.00 të mëngjesit të së shtunës, punishtja e tij shpërtheu dhe u dogj e tëra. Të njëjtat burime saktësojnë se shkaktari i zjarrit ka qenë vetë pronari i punishtes. Menjëherë pas ngjarjes, iu është dhënë ndihma e parë dy personave të djegur. Ata janë dërguar më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Burimet spitalore bëjnë të ditur se Saimir Bena ishte djegur pothuajse në të gjithë trupin. Ndërsa 48-vjeçari Sula kishte djegie të një shkalle pak më të ulët. Pas disa orësh trajtimi të specializuar pronari i punishtes nuk ka mundur dot ti rezistojnë djegieve. Ai ka gjetur vdekjen në mesditën e djeshme në sallën e reanimacionit të Spitalit Ushtarak. Edhe Rifat Sula ndodhet në gjendje të rëndë, me pak shpresa për jetën. Mjekët po presin përmirësimin e gjendjes së tij. Në rast të kundërt, ai mund të dërgohet për kurim jashtë vendit.
Hetimet
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor, i cili ka bërë verifikimin e vendit të ngjarjes. Fillimisht janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme karburanti. Sipas të dhënave zyrtare, janë bllokuar rreth 50.000 litra solar, si dhe 5000 litra nënprodukt i solarit. Burime në grupin hetimor bëjnë të ditur se shtetasi Saimir Bena, pronari i punishtes, ka qenë i ndaluar më parë për prodhim dhe tregtim të kundërligjshëm të mallrave industriale. Ai kryente aktivitetin e tij në një nga mjediset e ish Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit dhe furnizonte disa nga subjektet private me lëndë djegëse. Prokuroria ka nisur hetimin edhe për respektimin e rregullave dhe kushteve të licencimit nga vetë pronari, i cili u nda nga jeta dje në mesditë. Pak ditë më parë një tjetër incident ndodhi në mjediset e ish Kombinatit Metalurgjik, dhe konkretisht në uzinën e petëzimit, por që nuk u regjistrua asnjë i lënduar. Në këtë vend ku ushtron aktivitetin e prodhimit të hekurit një firmë e huaj, kanë ndodhur disa aksidente gjatë vitit të fundit, ku ka pasur edhe disa persona të plagosur rëndë, por nuk kanë mundur as viktimat. BOX 1
Mbingarkesa në rrjet, zjarri rrezikon djegien e dy transformatorëve
SHKODËR - Një shkëndijë elektrike e shkaktuar si pasojë e mbingarkesës në rrjet, ka sjellë rënien e një zjarri në nënstacionin elektrik të fshatit Rrenc, në rrethin e Shkodrës, duke rrezikuar djegien e dy transformatorëve. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Banorët e zonës që kanë parë tymin dhe flakët kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas një pune të përqendruar është bërë i mundur lokalizimi i vatrës. “Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka shpëtuar dy transformatorët e nënstacionit”- thanë burime nga vendi i ngjarjes. Mësohet se për shkak të zjarrit pati probleme të furnizimit me energji në zonë, ndërkohë që të dhënat e para nga hetimet sqarojnë se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë mbingarkesa e rrjetit.
BOX 2 Zjarret në pyjet e Leskovikut, kryebashkiaku apelon për ndihmë
LESKOVIK - Një zjarr i befasishëm ra dje në pyjet e quajtura Radat dhe Pobickë në zonën e Leskovikut, e më pas është përhapur me shpejtësi edhe në territorin e shtetit fqinjë. Sipas kryebashkiakut Fatmir Guda, situata është shumë e rëndë, pasi mjetet që posedojnë repartet zjarrfikëse janë të kufizuara. Flakët kanë rënë në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh halorë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në territorin grek kanë mbërritur mjetet e tyre, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në një kohë rekord, ndërsa në vendin tonë, flakët vazhdojnë të djegin masive të konsiderueshme pyjesh. Për shuarjen e zjarrit në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë punonjës të drejtorisë pyjore të Kolonjës, njësitë e qeverisjes vendore, Leskovik dhe banorët e fshatrave përreth. “Zjarri ka rënë një zonë të thellë malore, e cila vështirëson edhe ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve për shuarjen e tij”- thanë burimet policore. “Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e zjarrit”- thonë burimet e repartit Zjarrfikës. Operacioni ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Kryetari i Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda, i cili po ndjek operacionit, i tha mbrëmë “Albanias” se kërkon ndihmën e helikopterëve për shuarjen e vatrave të zjarrit. Po ashtu, ai u shpreh se duhet të hetohet menjëherë për ngjarjen dhe të arrestohen autorët e zjarrvënies.
Denoncimi për tjetërsim prone, nis hetimi për kryeregjistruesin
ELBASAN - Kryeregjistruesi i Elbasanit është në hetim për abuzime me pronat. Seksioni i Luftës kundër Korrupsionit në drejtorinë e policisë në këtë qytet, ka filluar procedimin penal ndaj Kryeregjistruesit të Elbasanit K. Kosova. “Ai akuzohet se në muajin korrik të këtij viti ka regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin të shtetasit E. K, 46-vjeç me banim në lagjen “Partizani”- thanë burimet e policisë, që bënë me dije këtë lajm. Sipas hetimet kryetari i zyrës së regjistrimit të pasurive në Elbasan akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë mësohet se nga ana e prokurorisë kanë nisur hetimet për këtë çështje. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se procedimi ka ardhur nga një kallëzim që ka bërë 46-vjeçari, që pretendon është dëmtuar. Ai pretendon se i është hequr toka padrejtësisht dhe ka kaluar në pronësi të dikujt tjetër, i cili ka bërë të mundur edhe marrjen e dokumenteve ligjore. “Për momentin nuk ka shumë detaje, pasi hetimet e mëtejshme do të zbardhin të vërtetën”- thanë të njëjtat burime, duke sqaruar se dosja ka kaluar në prokurori për hetime të mëtejshme. Në disa rrethe të vendit janë regjistruar disa skandale në zyrat e Regjistrimit të Pronave, si në atë të Durrësit, Vlorës, Tiranës, Beratit, Kuçovës. Po ashtu gjykata ka dënuar edhe disa drejtues të Zyrave të Regjistrimit, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë nën hetim nga strukturat e prokurorisë shqiptare.
Box 1
Falsifikimi, ndiqet penalisht punonjësja e gjendjes civile
ELBASAN - Një punonjëse e gjendjes civile është proceduar penalisht nga Seksioni kundër krimit ekonomik financiar, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shtetasja R. Hodaj, 41-vjeç akuzohet se kryer veprime në kundërshtim me ligjin për gjendjet civile.“Ende nuk është sqaruar nëse punonjësja e gjendjes civile në lagjen ‘5 Maj’ ka shpërdoruar detyrën duke dhënë dokumente të falsifikuara”- thanë burimet e policisë së Elbasanit. Gjithsesi rasti i ka kaluar për hetim prokurorisë që pritet të zbardhë edhe rrethanat e përfshirjes së 41-vjeçares në veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Policia asgjëson hashashin, por harron kultivuesit
SHKODËR – Gjatë kësaj vere, efektivat e Policisë së Qarkut të Shkodrës kanë perfeksionuar mirë profesionin e kositësit, por kanë harruar t’iu tregojnë prangat kultivuesve në Cannabisit. Ndonëse është shpallur zyrtarisht si rrethi me sasinë më të madhe të kultivimit të narkotike, numri i të prangosurve për aktivitetin e kundërligjshëm është shumë i vogël. Edhe gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar disa operacione anti-Cannabis në rrethet e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe bashkim e Laçit të Vaut të Dejës, ku raportohet se janë asgjësuar mbi 4800 rrënjë bimë narkotike. Zëdhënësja e Policisë së Qarkut, Fatbardha Çelepia thotë se bimët e ndaluara u gjetën në komunën e Shkrelit, komunën Gur i Zi dhe në rrethinat e Vaut të Dejës. Sipas zëdhënëses Çelepia, pasi u kryen veprimet e para procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme. Edhe në këtë rast, si në shumë operacione të kryera në qarkun verior, nuk ka të ndaluar, ndonëse janë gjetur me mijëra rrënjë
SHKURT
Përplaset me murin e xhamisë, në gjendje të rëndë 18 vjeçari
MAMURRAS - Një 18 vjeçar, i cili ishte duke qarkulluar me motorin e tij, rreth mesditës të së shtunës është përplasur papritur me murin e xhamisë në qytetin e Mamurrasit, duke marrë plagë të rënda. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë bënë të ditur 18 vjeçari Ervis Shpati, nga qyteti i Mamurrasi, është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, por mendohet se shpejtësia e madhe ka qënë shkak i kësaj përplasjeje.
Ndalohet, iu gjetën në banesë cigare pa pullë fiskale
KAVAJË - Një person i dyshuar për tregtim të mallrave kontrabandë është arrestuar të shtunën nga shërbimet e policisë së Kavajës. Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se agjentët e Sektorit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në kushtet e flagrancës, me një sasi paketash pa pulle fiskale të Ministrisë së Financave, shtetasin Dhurim Balliu banues në Rrogozhinë. Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 36-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale 214 copë steka me paketa pa pullë, të llojeve Slims, Marlboro, Cooper, Philip Morris dhe DS. Bëhet e ditur gjithashtu se çështja penale në ngarkim të Balliut i ka kaluar për hetime të hollësishme prokurorisë së rrethit.
Aksidentohet një familje shqiptare në Itali, vdes 8-vjeçarja
BARI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Bari të Italisë, ku si pasojë e të cilët ka humbur jetën një vajzë shqiptare 8 vjeçe. Mediat italiane bëjnë të ditur se teksa po përshkonin autostradën A 14 të Barit, shqiptari Françesko Gurraj, me banim në Itali, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë makina e tij është përplasur me një pemë. Vajza 8 vjeçe e çiftit Gurraj gjatë aksidentit ka dalë nga makina dhe ka vdekur në vend. Mes 5 të plagosurve të aksidentit rrugor ishte dhe mamaja e vajzës, Mariana Gurraj, e cila është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe është në gjendje të rëndë. Pesë të plagosurit janë transportuar me autoambulanca në spitalet e Barit. Mes tyre ishte dhe një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë pikërisht babai i dy fëmijëve, Françesko Gurraj, që drejtonte makinën tip Fouristrada, që vinte nga Milano dhe ishte drejtuar për në Matera.
Arma pa leje kap shqiptaro-australianin, kërkohej për vrasje
VELIPOJË – Një person i kërkuar për vrasje prej shumë vitesh ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës krejt rastësisht, pasi ai ishte ndaluar për armëmbajtje pa leje. Burimet zyrtare të Policisë së rrethit verior bëjnë të ditur se ditën e shtunë paradite, gjatë një kontrolli në në afërsi të plazhit të Velipojës u kap shtetasi Paulin Lusha, pasi mbante pa leje një armë zjarri, pistoletë dhe disa fishekë. Pas verifikimeve të para, rezultoi se i ndaluari ishte person i shpallur në kërkim prej shumë vitesh për veprën penale të vrasjes. 41-vjeçari Lusha, lindur në Shënkoll të rrethit Lezhë dhe banues në Australi, ku kishte marrë edhe shtetësinë e këtij vendi ka rënë fare rastësisht në prangat e policisë. Atij iu gjet një armë zjarri pistolete model 54 dhe me15 copë fishekë. Tashmë Lushaj do të vuajë dënimin për krimin e kryer shumë vite më parë, si dhe do ti shtohet një tjetër akuzë; ajo e armëmbajtjes pa leje.
11 Gusht 2008