Zgjedhjet 2009, e majta dhe e djathta, fituesi përcaktohet me fotofinish
Vetëm 18 mijë vota është diferenca e votuesve në favor të opozitës
Shaban Sulçe
Opozita duket më e favorizuar se maxhoranca për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Të paktën ky konkluzion mund të arrihet në aspektin numerik, duke analizuar rezultatet zgjedhore të partive të majta dhe të djathta në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 si dhe në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007. Në rast se në zgjedhjet e vitit 2009 partitë aktuale të së majtës minimalisht do të konfirmojnë rezultatet që arritën në dy proceset e fundit zgjedhore, opozita do të ketë shansin e artë për të triumfuar dhe larguar Sali Berishën nga pushteti. Edhe pse e majta pritet që të konkurrojë në këto zgjedhje e ndarë në dy koalicione, votimi vetëm për subjektet politike që mundëson sistemi proporcional rajonal, nuk do të ndikojë në humbje votash apo mandatesh brenda saj. Dhe duke mos pasur një eksperiencë të ngjashme me fatin e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, janë edhe më të mëdha shanset e të majtës për të fituar procesin e ardhshëm zgjedhor. Sepse numrat konfirmojnë se shumica e shqiptarëve kanë votuar tradicionalisht për të majtën. Për të bërë një llogari totale të votave në zgjedhjet e fundit, e majta në tërësi rezulton të ketë marrë 564 mijë vota, kundrejt 546 mijë votave të marra nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Kjo diferencë prej 18 mijë votash, nëse do të ruhet edhe në zgjedhjet e vitit 2009 do të bëjë që peshorja e fitores të anojë nga kampi i majtë.
PS
Partia Socialiste arriti të dalë e para në zgjedhjet e fundit, të zhvilluara përkatësisht në vitin 2007 për pushtetin lokal. Në sistemin proporcional Partia Socialiste arriti të fitojë 305 582 vota. Ndërkohë, aleatja e mbetur e PS-së brenda së majtës, pra Partia Social-Demokrate, grumbulloi 52 194 vota në zgjedhjet e fundit në sistemin proporcional. Në rast se PS-ja dhe PSD-ja në zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë minimalisht këtë rezultat, koalicioni që pritet të formohet prej tyre do të ketë 357 mijë vota, duke qenë një prej koalicioneve fituese.
LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim është një tjetër forcë politike e cila do të hyjë në zgjedhjet e 2009-s me objektivin për t’i fituar ato. Ky objektiv është deklaruar nga drejtuesit e LSI-së, të cilët gjithashtu kanë pohuar se LSI-ja do të konkurrojë në zgjedhje duke udhëhequr koalicionin “E majta për integrim”, në të cilin do të marrin pjesë gjithashtu Partia Demokracia Sociale dhe Partia Aleanca Demokratike. Në zgjedhjet e fundit LSI-ja arriti të fitojë 121 172 vota, PAD-ja 47 686 vota dhe PDS-ja 39 390 vota. Në rast se në zgjedhjet e ardhshme partitë në fjalë minimalisht do të arrijnë të konfirmojnë votat e marra në 2007-n, atëherë koalicioni “E majta për integrim” do të rezultonte me 208 mijë vota. Ky rezultat si dhe bashkëpunimi i mundshëm paszgjedhor me koalicionin PS-PSD do të siglonte fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.
PD-ja dhe aleatet
Partia Demokratike dhe aleatet e saj, edhe pse fituan më shumë mandate në zgjedhjet e pushtetit vendor, patën një rezultat më të dobët në krahasim me të majtën në sistemin proporcional, pra për votat për partitë. Në zgjedhjet e vitit 2007 në total e djathta arriti të fitojë 546 mijë vota, rreth 18 mijë vota më pak se e majta. Edhe në rast se të gjithë aleatët e PD-së, si Republikanët, Agrarët, Demokratët Reformatorë, Partia e Legalitetit dhe Demokristianët do të rreshtoheshin përkrah një koalicioni të vetëm të udhëhequr nga PD-ja, 20 mijë votat më pak mund të rezultojnë fatale për maxhorancën në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009.
Rezultatet e 2005-s
Edhe në zgjedhjet e vitit 2005 kampi i djathtë mori më pak vota në proporcional, pavarësisht se arriti të shpallet fitues dhe të marrë pushtetin. Kjo pasi zgjedhjet e 2005-s u zhvilluan me sistemin e përzier, pra atë maxhoritar dhe proporcional, ku maxhoritari kishte numrin më të madh të mandateve të deputetëve, 100 të tillë. Gjithsesi, në proporcional, e djathta mori më pak vota se e majta, pavarësisht se votat e majta që u dhanë për Partinë Agrare Ambientaliste, si rezultat i Dushkut, kryetari aktual i saj, Lufter Xhuveli, i përdori për të hyrë në qeverinë e djathtë të kryesuar nga Sali Berisha. Në zgjedhjet e vitit 2005, edhe pse ndodhi lëvizja taktike, që njihet si fenomeni i Dushkut si dhe “tradhtia” e Xhuvelit, e majta arriti të marrë më shumë vota se kampi i djathtë, që gjithsesi u shpall fitues në këto zgjedhje. Rezultatet në proporcional u jepnin avantazh numerik partive të majta. Kështu, në zgjedhjet e 2005-s, PSD-ja mori 174 mijë vota, PS-ja 121 mijë vota, LSI-ja 114 mijë vota, PAD-ja 65 mijë vota, PDS-ja 60 mijë vota, PBDNJ-ja 56 mijë vota dhe Partia Agrare 90 mijë vota. Në total votat për partinë e majta arritën në 610 mijë vota. Ndërkohë, partitë e djathta në sistemin proporcional morën përkatësisht: Partia Republikane 272 mijë vota, Partia Demokratike 104 mijë vota, Partia Demokrate e Re 101 mijë vota, LZHK-ja 48 mijë vota, PDK-ja 44 mijë vota dhe Partia e Ballit Kombëtar 23 mijë vota. Në total numri i votave që u dhanë për partitë e djathta në sistemin proporcional në zgjedhjet e 3 korrikut ishin 592 mijë vota.
Proporcionali rajonal nxit koalicionet
Sistemi proporcional rajonal i propozuar nga Partia Socialiste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike dhe tashmë i sanksionuar në Kushtetutë do të rezultojë "fatal" për shumicën e partive të vogla parlamentare. Për këtë arsye, në zgjedhjet e ardhshme pritet një rikonfigurim i grupimeve politike, që do të synojnë marrjen e pushtetit. Kështu, në kampin e majtë duket se është projektuar konkurrimi me dy koalicione, kjo edhe për shkak të përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Koalicioni i parë pritet të drejtohet nga Partia Socialiste, ku me siguri këtij koalicioni do ti bashkëngjitet Partia Social-Demokrate. Nga ana tjetër, LSI-ja do të udhëheqë koalicionin “E majta për integrim”, në të cilin priten të bëjnë pjesë Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Demokracia Sociale. Ndërkohë në kampin e djathtë shumica e partive priten të mblidhen nën hijen e Partisë Demokratike për të formuar një koalicion të vetëm. Megjithatë, deri në zgjedhjet e vitit 2009 mund të ketë zhvillime dhe surpriza, kryesisht edhe nga kampi i djathtë, ku nuk do të jetë çudi formimi i një koalicioni të ri brenda këtij spektri politik.
Zgjedhjet lokale të vitit 2007
Në proporcional
Partia Socialiste 305.582
Lëvizja Socialiste për Integrim 121.172
Partia Social Demokrate 52.194
Partia Aleanca Demokratike 47.686
Partia Demokracia Sociale 39 390
Partia Demokratike 271.705
Partia Republikane 75.730
Partia Demokrate e Re 66.623
Partia Demokristiane 58.484
Partia Agrare Ambientaliste 49.016
Partia Lëvizja e Legalitetit 27.788
Zgjedhjet e vitit 2005
Partia Socialiste 121.412
Partia Social Demokrate 174.103
Lëvizja Socialiste për Integrim 114.798
Partia Agrare Ambientaliste 89.635
Partia Aleanca Demokratike 65.093
Partia Demokracia Sociale 57.998
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 56.403
Partia Demokratike 104.796
Partia Republikane 272.746
Partia Demokrate e Re 101.373
LZHK 47.967
Partia Demokristiane 44.576
Partia Balli Kombëtar 22.896
11 Gusht 2008