E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi sekret i SHBA-së pezullon 11 agjentë

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka pezulluar nga puna 11 agjentë të dërguar në Kolumbi para udhëtimit të presidentit Barack Obama atje, pas akuzave se kanë pasur lidhje me prostitutat.

“Natyra e akuzave, e shoqëruar me politikën e zero tolerancës në sjelljen personale, ka bërë që Shërbimi Sekret të ndërmarrë një veprim vendimtar për të liruar nga detyra këta individë”, ka thënë zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Pol Morisey.

Mësohet se sjellja e dyshuar ka ndodhur në një hotel në Kartagjenë, ku edhe po qëndronin agjentët sekretë.

Presidenti Obama ndodhet në Kolumbi për Samitin e Amerikave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›