E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi-Itali: I vetmi mospajtim, Kosova

BEOGRAD-Ka përfunduar sot në Beograd Samiti politiko-ekonomik Serbi-Itali, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mesazheve të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve se ekziston petencial i madh për përparimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe në planin e integrimeve evropiane.

Si pikë e vetme e mospajtimit është theksuar Kosova, pavarësinë e së cilës e ka pranuar Italia.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, edhe një herë e ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron dhe kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se duhet të jetë e kuptueshme që pozicioni i dy vendeve nuk përputhet për Kosovën, por e ka lavdëruar vullnetin që me shpejtësi të lëvizet në drejtimin e zgjidhjes, sepse kjo është shumë e rëndësishme në rrugën për në Bashkimin Evropian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›