Aksion gjitheperfshires Te pastrojme Shqiperine ne nje dite
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zoti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga “Green Light Albania” “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.
Në këtë aktivitet, ishin pjesmarrës edhe eurodeputetja Tanja Fajon, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, ambasadori slloven, përfaqësues nga MMPAU, etj.
Nëpërmjet një aksioni gjithpërfshirës, inisiativa e ndërmarrë nga “Green Light Albania” synon të aktivizojë grupe vullnetarësh për të ndërmarrë një pastrim në shkallë vendi në territorin e Shqipërisë, inisiativë kjo e ndërmarrë tashmë në Slloveni dhe vende të tjera të Evropës. Për ministrin Mediu, kjo ndërmarrje e “Green Light Albania” është një inisiativë e shkëlqyer.
“Si ministër i Mjedisit, ju do të keni të gjithë mbështetjen time dhe të institucionit që unë drejtoj, në materiale, logjistikë apo asistencë, ndërkohë që si qytetar, unë do të rreshtohem pa asnjë hezitim përkrah jush” u shpreh ministri Mediu.