E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Tadiç: “Koshtunica nuk do të jetë kryetari i qeverisë së re”

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se Vojisllav Koshtunica nuk do të jetë kryeministër i vendit në qeverinë e re. Deklarata erdhi gjatë një interviste që Tadiç dha për të përditshmen “Blic”. Ai u shpreh se do të bashkëpunojë me çdo forcë politike që ka si qëllim integrimin e Serbisë në familjen europiane. “Jam kundër bashkëpunimit me ata persona, që duan ta udhëheqin Serbinë drejt izolimit”, - tha Tadiç, duke shtuar se nuk mund t’ia mbyllë dyert askujt që do të ndihmonte për të arritur qëllimin e Serbisë për integrim. I pyetur nëse besonte që Koshtunica mund të formojë qeverinë në koalicion me partinë radikale serbe, Tadiç u përgjigj se një rrezik i tillë ka ekzistuar gjatë gjithë këtyre viteve. “Nëse do ta formojmë të vetëm qeverinë, apo do të krijojmë një koalicion, kjo është një çështje teknike, por në çdo rast, Partia G17 është një partner i mundshëm”, - deklaroi Tadiç. Ai theksoi se zgjedhjet e radhës do të jenë një mundësi tjetër për të konfirmuar se dëshiron t’i bashkohet familjes europiane. Megjithatë, sipas Tadiçit, e vetmja mënyrë për ta realizuar këtë është duke pasur edhe Kosovën brenda territorit të saj.

15 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›