Ish-shefi i ushtrisë jugosllave i kërkon Hagës pafajësinë
Momçilo Perishiç, 64 vjeç, kërkoi pafajësinë për akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, persekutime me motive politike, racore dhe fetare dhe sulme kundër civilëve
HAGE-Sot në gjykaten nderkombetare per ish-jugosllavine ne Hage, është hapur procesi gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave nga viti 1993-98, Momçilo Perishiç. Momçilo Perishiç, 64 vjeç, kërkoi pafajësinë për akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, persekutime me motive politike, racore dhe fetare dhe sulme kundër civilëve. Ai ndiqet penalisht për rolin që ka luajur në tre etapat e luftërave që shpërbënë ish-Jugosllavinë në vitet 1990, gjendjen e shtetrrethimit në kryeqyteti boshnjak, Sarajevë, bombardimin e Zagrebit nga serbët e Kroacisë në maj të vitit 1995 dhe masakrën e afro 8 000 myslimanëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Ai u dorëzua vullnetarisht në 7 mars te vitit 2005.
(d.b/News24/BalkanWeb)